showbiz

Supermodelja bëhet nënë e një djali, 13 ditë pas sfilatës së Victoria Secret!

Supermodelja Jasmine Tookes ka mirëpritur fëmijën e saj të dytë, vetëm 13 ditë pas hapjes së Victoria’s Secret Fashion Show në Nju Jork. Ajo solli në jetë djalin Mateo Ira Borrero të martën, më 28 tetor, dhe e ndau lajmin me fansat në rrjetin social Instagram.

Tookes publikoi një foto familjare, ku shihej ajo dhe bashkëshorti i saj, Juan David Borrero, me dy fëmijët e tyre. Në foton e postuar në Instagram, Tookes mbante djalin e porsalindur, ndërsa bashkëshorti i saj luan me vajzën 2-vjeçare, Mia. Vajza vendosi dorën mbi vëllain e saj të vogël, ndërsa prindërit shfaqeshin të lumtur.

Të lidhura

None found

“Bekimi më i madh. Mateo Ira Borrero. 28.10.25,” shkruhej në postimin e përbashkët.

Tookes kishte zbuluar më parë shtatzëninë përmes një fotosesioni materniteti, ku shfaqej me një fustan të bardhë të ngushtë, duke mbajtur barkun e saj plot hijeshi.

Supermodelja bëri bujë kur hapi këtë vit shfaqjen e Victoria’s Secret me barkun e saj të rrumbullaksour në sfilatën më të përfolur të vitit, me një buzëqeshje engjëllore. Ajo veshi një bikini ngjyrë bronzë nën një kostum të veçantë me rrjetë të artë dhe krahë engjëlli të zbukuruar.

Në një intervistë për PEOPLE, Tookes ndau përvojën e saj gjatë shtatzënisë së dytë:
“Këtë herë është pak më e vështirë sepse kam një fëmijë të vogël që ka nevojë për shumë vëmendje dhe dashuri. Por është më e lehtë sepse tashmë di çfarë të pres, ndërsa me të parin gjithçka ishte e re për mua.”

të fundit

Konfirmohet në detyrë Kancelarja e SPAK, pezullohet procedimi disiplinor për një prokuror; ja vendimet e mbledhjes së sotme të KLP-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur që në mbledhjen e sotme të konfirmojë në detyrë zonjën Laureta Binaj, Kancelare…

8 minutes ago

Henri pyet Vanesën për puthjen që shkëmbeu në buzë me vëllain, fermerja “shpërthen” në lot: Askush mos t’ma përmend

Një situatë e tensionuar ka ndodhur së fundmi në “Ferma VIP”, ku një bisedë mes Vanesa Sonos dhe banorit më…

12 minutes ago

Aksident në qendër të Beratit/ “Golf”-i përplas 60-vjeçarin, i plagosuri përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qendër të Beratit ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Sipas…

33 minutes ago

Pas daljes nga ‘FermaVIP’, Adioni takon vëllain e Olës

Ish-konkurrenti i Ferma VIP, Adion Puka, ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Ola pas përfundimit të eksperiencës në…

1 hour ago

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ka paditur prokurorin Ols Dado dhe…

1 hour ago

‘U hetua çdo dimension personal i imi’, Veliaj në gjyq: Ka një palë që do errësirë dhe një palë që do dritë

Seanca në administrative për Erion Veliaj u vendos që të mbahej e mbyllur. Pas ndërprerjes së transmetimit live, tashmë seanca…

2 hours ago