Albumi i Taylor Swift ka thyer një rekord të ri me mbi një miliard transmetime në Spotify që nga 22 Prilli.
Këngëtarja amerikane, e cila publikoi ‘The Tortured Poets Department’ javën e kaluar, tashmë është bërë artistja e parë në Spotify që ka kapur 300 milionë transmetime në një ditë të vetme.
None found
Në një postim në X, Spotify shkruan: “Më 22 prill 2024, ‘The Tortured Poets Department’ e Taylor Swift u bë albumi më i transmetuar i Spotify në një javë. Albumi ka tejkaluar një miliard transmetime që nga publikimi i tij”.
Kantautorja ka thyer më parë rekorde në Spotify, duke u bërë artistja e parë femër në shërbimin e transmetimit të muzikës që arriti 100 milionë dëgjues në një muaj të vetëm në gusht 2023.
‘Midnights‘ e Taylor Swift arriti numrin 1 në të dy anët e Atlantikut dhe ishte albumi më i transmetuar në Britani për vitin 2023.
‘The Tortured Poets Department’, albumi i saj i 11-të, përmban bashkëpunime me Florence And The Machine dhe Post Malone dhe këngën e saj, titujt dhe tekstet duket se u referohen ish-partnerëve.
Dëmtim i rëndë i Eljon Sotës Eljon Sota pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e sotme që Egnatia fitoi…
Albert Sylaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt më 25.10.2026 dhe Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i saj, i arrestuar…
Pas akuzave për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar në disa institucione serbe, sindikatat dhe përfaqësuesit e opozitës po paralajmërojnë për mundësinë…
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për…
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit…
Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta amerikane “The Washington Post”,…