showbiz

Spitali i Vlorës ishte i tmerrshëm/ Babai i pësoi infarkt, Jori Delli zbulon fatkeqësinë tjetër në familje

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Jori Delli, ka ndarë publikisht një nga momentet më të rënda të jetës së saj gjatë një interviste në programin “E Diell”.

Modelja tregoi se babai i saj pësoi një infarkt teksa ndodhej në Vlorë, ndërsa ajo vetë ishte në Itali. E përfshirë nga ankthi dhe frika, Jori kujtoi rrugëtimin e vështirë për të mbërritur tek i ati.

“Ka qenë një ditë e tmerrshme. U përballa me probleme në aeroport, nuk më linin të udhëtoja pasi kisha vetëm kartën e identitetit italiane, e cila ishte e grisur. Për fat, vëllai im ishte pranë babait në ato momente”, rrëfeu ajo me emocion.

Në dëshminë e saj, Jori nuk la pa përmendur gjendjen e spitaleve në Shqipëri, duke e cilësuar përvojën në spitalin e Vlorës si traumatike.

“Nuk jam e lumtur për situatën shëndetësore në Shqipëri. Spitali i Vlorës ishte i tmerrshëm me atë që përjetoi babai im. Vetëm kur ai u transferua në Tiranë, arrita të ndihesha më e qetë”, tha ajo.

Vetëm dhjetë ditë pas kësaj ngjarjeje, familja u përball me një tjetër fatkeqësi.

“Fatkeqësisht, pas pak ditësh, nëna ime pësoi një aksident me makinë dhe aktualisht ndodhet në një spital në Itali”, zbuloi ajo.

Tags: Jori Delli

të fundit

Funerali i Charlie Kirk bën bashkë Trump dhe Musk, zbardhet biseda: Kam dëgjuar që doje të flisnim

Ditën e djeshme, Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk, u ribashkuan në funeralin e Charlie Kirk, disa muaj…

16 minutes ago

Forcat Operacionale aksion në burgun e Peqinit/ Bastisen qelitë e të burgosurve përjetë, ja çfarë po kërkon policia

Forcat operacionale të policisë së burgjeve, kanë kryer kontrolle në mesnatë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin. Subjekt…

41 minutes ago

Shënon gol në limite, Myrto Uzuni i jep tre pikë Austin FC (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni, e çon në tetë numrin e golave për këtë sezon me amerikanët. SHBA - Austin…

50 minutes ago

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, nis operimin me tren elektrik në 2027-ën

Linja hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas, e cila do të operojë me tren elektrik dhe shpejtësi deri në 120 km/h, pritet të nisë…

1 hour ago

Zbulohen mbi 8 mijë bimë narkotike në Shkodër, nisin hetimet për 5 kryetarë fshatrash

Në kuadër të operacionit policor “Koordinata”, policia e Shkodrës, ka zbuluar dhe asgjësuar  8028 bimë të dyshuara si cannabis sativa,…

2 hours ago

Indeksimi i pensioneve/ Eksperti Kujtim Hoxha: Ja me sa para pritet të rritet pagesa që do të marrin të moshuarit

Indeksimi i pensioneve, një proces i detyrueshëm ligjor që ndodh çdo vit për të kompensuar ndikimin e inflacionit te pensionistët,…

2 hours ago