showbiz

Spikeri i lajmeve tregon si Top Channel e pezulloi nga puna (VIDEO)

Gazetari dhe moderatori ikonik i edicioneve të lajmeve në Top Channel, Ilir Paço ka qenë i ftuar së fundmi në “Ftesë në 5” ku ka folur për pasionin e tij për artin dhe rrugëtimin në fushën e medies.

18 vite në Top Channel duke ruajtur peshën e edicionit qendror të informacionit, Paço i emocionuar teksa kthehet mbrapa në kohë, ka folur ndër të tjera për një ngjarje jo të zakonshme që i ka ndodhur gjatë kësaj periudhe të gjatë kohe në televizionin e Top Channel.

I pyetur nga Bieta Sulo, nëse ka ndodhur ndonjëherë që të vijë me vonesë për edicionin e lajmeve, Paço ka rikujtuar duke thënë:

“Ka ndodhur vjet, kur unë nuk e dija që kisha edicionin e orës 12:00 të drekës. Tani e kujtoj me të qeshura por në atë kohë kanë qënë momente shumë të sikletshme. Nuk e dija që isha në atë orar pasi gjithmonë kam qenë në orën 19:30 edhe truri im ishte stakuar që në atë orar kam lajmet sepse të shndërrohet në një rutinë. Ka ndodhur vjet, më 26 gusht, dhe kisha orarin e drekës së ditës së dielë që nuk e kam patur kurrë. Isha në shtëpi kur më merr regjisorja në telefon dhe më thotë hajde në studio. Unë gjendesha në shtëpi dhe ora ishte 11:55. Si përfundim mbërrita por isha 15 minuta me vonesë, një gjë e rrallë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë por është njerëzore”.

Gazetari i njohur ka treguar se si ndëshkim ka ndenjur një muaj pa punë, duke u pezulluar.

“Qëndrova një muaj pa punë si ndëshkim. Nuk më erdhi mirë sigurisht pasi ishte diçka njerëzore”.

Paço gjithashtu kujton me shaka se rastësisht më 26 gushtin e këtij viti, i kishte qëlluar të kishte edicionin e orës 12:00 por që sigurisht është paraqitur në orar pas “mësimit” që mori vitin e kaluar.

të fundit

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

Në tre muajt e fundit të vitit 2025, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka urdhëruar një valë inspektimesh për shërbimin…

15 minutes ago

Derisa Labi ndodhet në Big Brother, njoftohet se i ka vdekur gjyshi

Ka ndërruar jetë gjyshi i banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexhës. Lajmi u bë i ditur nga…

16 minutes ago

Xheneta Fetahu i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk është për ty

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka bërë një reagim kundrejt Leonora Jakupit, opinionistes së këtij edicioni.…

18 minutes ago

Rrëfimi i Linda Ramës: Jeta me Edin më ka bërë t’i them vetes “ti nuk i di të gjitha”

Gjatë një interviste në emisionin “Aromë gruaje” në RTSH, Linda Rama, ka rrëfyer copëza nga marrëdhënia e saj me bashkëshortin…

55 minutes ago

U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit/ Gjykata Administrative rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt

Gjykata Administrative, ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të komanduar të Bashkisë Tiranë Alban Dokushi, duke shpallur…

1 hour ago

Plagosja e të riut me armë në zonën e Freskut, arrestohet pas disa muajsh në kërkim autori

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit për ndalimin e shtetasit K. C., i shpallur në…

1 hour ago