showbiz

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë

Mbreti Charles III, i cili po trajtohet për një kancer të pazbuluar, do të kthehet në detyrat publike tha Buckingham Palace në reagim të spekulimeve mediatike e po bëheshin përgatitje për funeralin e mbretit Charles.

Në një deklaratë, Buckingham Palace tha se: “Mbreti do të kthehet së shpejti në detyrat e publikut pas një periudhe trajtimi dhe rikuperimi pas diagnozës së fundit të kancerit.”

“Për të ndihmuar në shënimin e këtij momenti historik, mbreti dhe mbretëresha do të bëjnë një vizitë të përbashkët në një qendër të trajtimit të kancerit të martën e ardhshme, ku do të takojnë specialistë mjekësorë dhe pacientë. Kjo vizitë do të jetë e para në një sërë angazhimesh të jashtme që Madhëria e Tij do të ndërmarrë në javët në vijim.

Angazhimet e tij do të jenë gjithashtu të shpejta për ta parandaluar atë të teprojë gjatë vazhdimit të trajtimit. “Ritmi” do të “kalibrohet me kujdes ndërsa rikuperimi i tij vazhdon, në konsultim të ngushtë me ekipin e tij mjekësor”, tha zëdhënësi i pallati mbretëror.

Planet e tij verore përfshijnë një vizitë shtetërore, ku ai do të presë perandorin dhe perandoreshën e Japonisë.

Princesha e Uellsit zbuloi më 22 mars se ajo gjithashtu ishte diagnostikuar me një kancer të paspecifikuar dhe po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese.

të fundit

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

34 minutes ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

1 hour ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

1 hour ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

1 hour ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

2 hours ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

2 hours ago