Categories: showbiz

Spartak Ngjela tregon si, sipas tij, mund të mposhtet xhelozia: Të pranosh që partnerja të dalë me një tjetër

Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “She’s On Air” të Top Albania Radio, ku diskutoi për dashurinë dhe marrëdhëniet me femrat.

Gjatë bisedës me moderatoret, avokati bëri një deklaratë të pazakontë lidhur me xhelozinë. Ai tha se mënyra për ta përballuar këtë ndjenjë është të lejosh të dashurën të shkojë me një person tjetër, duke e cilësuar këtë si “kurën” e problemit.

Të lidhura

None found

“Për ta larguar xhelozinë, duhet të përdorësh një ‘antibiotik’, pra të bësh një ndërhyrje të madhe! Një person që sot është shumë i rëndësishëm në politikë më pyeti: Si ia ke dalë? Si e ke mposhtur xhelozinë?

Duhet të jesh në gjendje të durosh që e dashura jote të shkojë me dikë tjetër. Kjo nuk është thjesht durim, por kurë. Përse? Sepse filozofia më ka mësuar se xhelozia është urrejtje. Në Shqipëri thuhet: “Sa më e madhe xhelozia, aq më e madhe dashuria”, por kjo nuk është e vërtetë. Është: “Sa më e madhe xhelozia, aq më e madhe urrejtja”.

Kur u pyet nëse vajza apo gra e kontaktojnë në Facebook për ta ftuar për kafe, Ngjela u përgjigj pozitivisht dhe tha se i ka pranuar këto ftesa.

Moderatoret e pyetën gjithashtu nëse zakonisht janë gratë ato që e zgjedhin për një takim apo nëse është ai që vendos se me kë do të dalë. Avokati u përgjigj:

“Kur bëhet fjalë për një person të njohur në të gjithë botën, janë ato që të japin përparësi për t’u njohur. Pse? Unë jam këtu. Prania ime këtu është e sforcuar, nuk ka ardhur nga vullneti im. Kam ardhur sepse u detyrova. Kam thënë ‘po’ dhe kam ardhur, në këtë kuptim. Ishte një marrëveshje”.

të fundit

Taulanti mbështet Granitin: Të gjithë gabojnë, askush nuk është i përsosur

Taulant Xhaka ka reaguar pas pranimit publik të vëllait të tij, Granit Xhakës, se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi kundër…

7 minutes ago

Dellova ndal Vlahovicin dhe spikat në triumfin e madh të Amedspor

Lumbardh Dellova zhvilloi një paraqitje të fortë në fitoren e madhe të Amedspor ndaj Beşiktaşit, në një ndeshje ku mbrojtësi…

13 minutes ago

Illegal sexual enhancement supplement network dismantled, 6 people arrested

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sonte njoftoi se suplemente për potencë janë në qendër të aksionit i cili filloi sot…

28 minutes ago

Osman Selmani released from detention in Serbia; daughter: After many days of anguish, we were reunited

Është liruar nga paraburgimi në Serbi, Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në korrik të këtij viti.…

28 minutes ago

Vlerësimi i 20 skuadrave të Premier League pas pesë javëve të para

Pas pesë javësh të sezonit të ri në Premier League, kampionati do të hyjë në një pauzë trejavore për shkak…

36 minutes ago

VIDEO/ Alban Xhaferi këndon mes legjendave, në një moment festë për Vllazninë

Alban Xhaferi duke kënduarDitën e sotme, është mbajtur Kupa “Miqësia” në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës [...]Read More...

43 minutes ago