showbiz

Spartak Ngjela: Heidi fituese e “Big Brother”, është e zgjuar dhe pret gabimin e parë të Romeos…

Avokati Spartak Ngjela, ishte i ftuar në “Breaking”, ku nuk ka lënë pa komentuar edhe ngjarjet e fundit në “Big Brother VIP 3”.

Ai shprehet se fituese e shikon Heidin, pasi ka eksperiencë edhe nga Grande Fratello. Përsa i përket marrëdhënies me Romeon, Ngjela shprehet se Heidi e ka krijuar këtë lidhje dhe pret një gabim të Romeos, për të marrë më shumë pikë.

Fiori Dardha: Kë sheh fitues në Big Brother?

Spartak Ngjela: “Tre ditë e kam ndjekur dhe ajo Heidi më duket më në ngjitje. Se si e paraqet atë lloj intelekti nuk e di, por është shumë intuitave. Mesa kam parë unë, i njeh të tërë ata dhe në ato tre ditë që e kam parë, mësova që ajo ka qenë tek Grande Fratello, ka eksperiencë. Eksperienca nuk vjen nga fitorja, vjen nga humbja, por jo se nuk ka bërë kriticizëm. Ajo ka ikur se e dinte që s’do fitonte dhe ka thënë po të iki kam dhe një tjetër rast për ta ribërë këtë dhe erdhi ta bëjë në Shqipëri. Ajo është më mirë nga të gjithë në pikë, më kanë thënë ekspertët që i ndjekin. Pyeta njërin që i njihte dhe më tha që ajo është më mirë në pikë, në opinionin publik”.

Fjori Dardha: E favorizon apo e penalizon lidhja që ka krijuar brenda Big Brotherit?

Spartak Ngjela: “Nuk e dimë se si e ka, këto lidhje dëmtojnë të lidhurin jo më lidhësen. Lidhësja lë të lidhurin. Ku është loja juridike e avokatisë këtu? Ajo e ka krijuar këtë lidhje dhe ajo po pret gabimin e burrit. Ti e di që burri yt bën gabime, nuk diskutohet fara, gruaja i di të tëra, por lëshon, nga dashura, nga fëmijët etj. Këtu nuk janë këto. Ajo pret gabimin që pastaj të marrë pikë të tjera”.

Fjori Dardha: Mesa kuptova ju shihni Heidin fituese?

Spartak Ngjela: “Deri tani”.

 

 

të fundit

Mjeti lundrues pësoi defekt në Gjirin e Kakomesë, shpëtohet grupi i turistëve

Policia kufitare ka shpëtuar një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor…

20 minutes ago

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao me shkrim emocionues për ditëlindje: Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao ka publikuar një shkrim të gjatë reflektues me rastin e ditëlindjes së saj.…

40 minutes ago

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e…

42 minutes ago

Anisa Veseli vjen me një ndryshim drastik në pamje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka surprizuar ndjekësit e saj me një ndryshim tërësisht të ri dhe…

1 hour ago

Situatë alarmante në Akërni të Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur që prej ditës së djeshme/ Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në…

1 hour ago

VIDEO/ Meghan Markle zbulon detaje intime të marrëdhënies me Princin Harry në sezonin e ri të Netflix

Meghan Markle ka ndarë detaje të reja dhe të panjohura më parë rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry, përmes…

1 hour ago