showbiz

Spanja do të tërhiqet nga Eurovision 2026, nëse nuk përjashtohet Izraeli

Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, tha se vendi do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision 2026 nëse Izraeli nuk përjashtohet.

“Nuk mendoj se mund ta normalizojmë pjesëmarrjen e Izraelit në evente ndërkombëtare sikur s’po ndodh asgjë.”

Gjatë një interviste, Urtasun tha se pjesëmarrja e Izraelit në konkurs nuk mund të tolerohet.

“Ngjarje si Eurovision apo Vuelta a España sjellin një përfaqësim të veçantë të vendit”, tha ai duke iu referuar protestave kundër ekipit të çiklistëve Israel-Premier Tech gjatë këtij edicioni të garës. “Në rastin e Eurovision nuk është një artist individual që merr pjesë, por dikush që merr pjesë në emër të qytetarëve të atij vendi.”

Urtasun tha se nëse Izraeli merr pjesë në vitin 2026 dhe “nuk ia dalim ta përjashtojmë, do të duhen të merren masa” dhe rikujtoi se kryeministri Pedro Sánchez i kishte bërë thirrje më parë European Broadcasting Union (EBU), i cili organizon konkursin, për të mos lejuar Izraelin në konkursin ndërkombëtar.

Urtasun theksoi se denoncimi i “gjenocidit” në Gaza nuk është antisemitik dhe e përshkroi Izraelin si “qeveri gjenocidale”.

Ai sqaroi se vendimi i tërheqjes nga Eurovision do të jetë në dorën e RTVE (Korporata Spanjolle e Radios dhe Televizionit), e cila ka shprehur shqetësim për pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision pas vitit të shkuar.

Edhe drejtuesi i transmetuesit kombëtar slloven, RTVSLO, ka njoftuar se me gjasë vitin e ardhshëm do të tërhiqet nga konkursi nëse Izraeli merr pjesë.

të fundit

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re

Ish banorja e “Big Brother Vip Albania” Sara Gjordeni dhe kengetari Bardhi kanë ndarë me ndjekësit e tyre një nga…

7 minutes ago

Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka dhënë sqarime për raportin e saj me Eduard Kuçin gjatë një bisede…

14 minutes ago

Argita Malltezi i bashkohet protestës të së PD-së para Kryeministrisë

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku kryesore janë kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres…

16 minutes ago

Protestuesit e “Shqipëria Bëhet” u larguan me forcë nga sheshi para Kryeministrisë, Lapaj: Hera e katërt që Policia ndërhyn!

Kreu i Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një prononcim për Panorama Online është shprehur se mbështetësit e tij para…

20 minutes ago

Edi thotë se e ‘ka ndezur’ Gjestin në Big Brother VIP Kosova

Eduard Kuçi, i njohur për pjesëmarrjen e tij në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova, ka komentuar me…

28 minutes ago

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, Belinda Balluku dhe socialistët e marr nën hetim “shfaqen” të veshur me uniformën e burgut

Në nisje të protestës, Partia Demokratike ka nxjerrë sërish para kryeministrisë fotot e anëtarëve të Partisë Socialiste të cilët janë…

44 minutes ago