showbiz

SPAK heton Luiz Ejllin, dyshohet se kërcënoi zyrtarët e…

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka përfunduar në duart e SPAK-ut. Këngëtari është kallëzuar se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme dhe ka kërcënuar zyrtarë të IKMT, me qëllim që të mos shembin një objekt të paligjshëm në Shirokë të Shkodrës.

Sipas kallëzimit penal, ndërtesa e paligjshme figuronte në emrin e 79-vjeçarit Zef Lgataj. Por, në kallëzim thuhet se ndërtesa ishte në të vërtetë i një grupi kriminal në Shkodër dhe më konkretisht e Bajrave

“Prapaskena” shkruan se në kallëzim pretendihet se Luiz Ejllit, i ishte premtuar një pjesë e këtij objekti nëse do të arrinte që t’a shpëtonte nga shembja.

Pretendohet për një takim mes këngëtarit dhe ish-kreut të IKMT, Agim Ismailaj, kur Luiz Ejlli, i ka kërkuar të mos zbatojë ligjin për shembjen e objektit.

Në referimin penal pretendohen edhe disa mesazhe mes Luiz Ejllit dhe zyrtarëve të IKMT.

Pasi objekti është shembur, Luiz Ejlli, pretedohet se ka kërcënuar Agim Ismailin, duke i thënë se “është mirë mos me ndjek këtë çështje. Po e bën personale”.

Skandali thellohet më tej. Inspektorët që zbatuan ligjin duke shembur objektin, u ndëshkuan më pas me shkarkim nga keru i ri i IKMT, Ervin Hoxha.

Në kallëzim ngrihen dyshime të forta se kreu i IKMT, Ervin Hoxha, kontrollohet nga grupi kriminal Bajrajt.

Gjithsesi, për të dalë në një konluzion përfundimtar, pritet rezultati i hetimit nga SPAK.

të fundit

Të dehura në timon, arrestohen dy shoferë/ Vihet në pranga edhe 46 vjeçari që shkaktoi aksident me 4 të plagosur

Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u…

35 minutes ago

EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka…

55 minutes ago

Ëndrra e Shqipërisë, trajneri i pretendentëve në Angli: Ky sulmues mund t’i dërgojë në Botëror, nuk do të më habisë

Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri…

2 hours ago

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.…

2 hours ago

Mbape dhe Haland i bashkohen Lamine Jamal, njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200…

2 hours ago

Publikohen të tjera biseda të Ballukut me Evis Berberin: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Në një nga…

3 hours ago