showbiz

Sot 3 vite pa Xhevdet Ferrin, e bija e aktorit të shquar me lot në sy: Do të them diçka që nuk e kam thënë

Si sot tre vite, më parë, ndërroi jetë aktori i njohur, Xhevdet Ferri në moshën 59- vjeçare pas një sëmundje të rëndë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, e bija, Bora Ferri ka kujtuar të atin. Ajo ka folur për raportin që ka pasur me të atin, duke zbuluar edhe një sekret të tij për herë të parë.

“Nuk e di se si i kanë raportet baballarët e tjerë me vajzat, por unë e them gjithmonë, ai ka qenë profesor, mentor, mik, shok, po them dhe kundërdebatuesi numër një, për shkak se temperamentin e kemi pasur shumë të ngjashëm.

Të lidhura

None found

Do të them diçka që nuk e kam thënë më herët. Xhoda ka qenë adhurues i Shekspirit, edhe e njihte Shekspirin në mënyrë analitike dhe të zbërthyer. Ndonëse ka luajtur Hamletin në disa kontekste, monologu i tij i preferuar ka qenë ai i Mark Antonit në tragjedinë Jul Çezari të Shekspirit. Si e dija unë që niveli i alkoolit te Xhoda ishte shumë i lartë? Se recitonte monologun e Mark Antonit, ‘O miq qytetarë, më dëgjoni’. Edhe këtë e ka bërë në shumë vende të botës që kemi qenë bashkë, në Firenze, Paris, rrugët e Prishtinës. Jo se unë isha më mirë, po e kuptoja”, tha Bora.

Më tej, ajo u ndal edhe Xhoda si gjysh, i cili e kishte marrë këtë status vetëm tre muaj pasi u nda nga jeta.

“Në familjen tonë ka një koncidenc, që kur unë kam lindur baba i Xhodës fatkeqësisht është sëmurur dhe ka ndërruar jetë. Mua më ka njohur shumë pak. Edhe ndodhi që kur lindi ime bijë, Marlo bëri 3 muaj më 14 janar, ndërsa më 16 Xhoda u nda nga jeta. U çmend fare, ato 2 muaj aktivisht që e shihte përditë dhe e mbante. Sa vinte në shtëpi më thoshte ma vërë te gjunjët”, u shpreh ndër të tjera e përlotur Bora.

të fundit

Vehicle explosion in Gjirokastër, police: Two people injured

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

3 hours ago

Flames engulf hospital roof in Istanbul, 40 patients evacuated

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…

3 hours ago

Kallas opposes easing sanctions on Russian oil: On Monday, EU approves new measures against Moscow

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…

3 hours ago

Arda Turan pranë stolit të Turqisë, ish-ylli i Atleticos dhe Barcelonës favorizohet për postin

Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…

3 hours ago

Shpërthimi i automjetit në Gjirokastër, policia: Dy persona të plagosur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

3 hours ago

Blerina Matraku rrëfen në “Goca dhe Gra” pendesën për marrëdhënien me Adi Hilën: Jam ndier pa zë dhe e vënë me shpatulla pas murit

Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...

3 hours ago