showbiz

Sot 3 vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, Flor Binaj: Ndërtesë unikale historike, rindërtojeni siç ka qenë

Godina e Teatrit Kombëtar, u shemb si sot 3 vite më parë, në 17 maj të 2020 në orët e para të mëngjesit. Aksioni i IMT-së u ndihmua nga forca të shumta policie, të cilat përdorën dhe dhunën për të nxjerr protestuesit nga godina. Pas shembjes së godinës së teatrit nisën protesta dhe rezistencë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilat janë mbështetur dhe nga opozita.

Ka qenë aktori Flor Binaj i cili n një postim në profilin e tij në Instagram i cilli në “përkujtim” të godinës ka renditur disa fakte historike interesante për TK.

Të lidhura

None found

Më poshtë Binaj bën thirrje për rindërtimin e godinës së Teatrit Komëntar në të njëjtën formë dhe projekt siç ka qenë.

Postimi:

Sot mbushen 3 vjet nga prishja e Teatrit Kombëtar, i cili si ndërtesë unikale historike duhet rindërtuar siç ka qenë, madje përveç teatrit të shërbejë edhe si muze!

Më poshtë janë disa fakte historike interesante që kanë lidhje me të:

? Ka qenë ndërtesa më e vjetër funksionale ku ishte luajtur teatër
? Aty ka lindur Instituti i Studimeve Shqiptare (më vonë u quajt Akademia e Shkencave)
? Shkolla e Rektorëve “Aleksandër Moisiu” (më vonë Instituti i Lartë i Arteve, Akademia e Arteve), sot Universiteti i Arteve
? Cirku i Tiranës (i vetmi cirk në Ballkan)
? Estrada e Shtetit (më vonë Estrada e Tiranës, Teatri i Varietesë), sot Teatri i Metropolit
? Lidhja e Shkrimtarëve
? Filarmonia e Shtetit
? Kampionati i Parë i Boksit
? Koncertet e para folklorike shqiptare
? Opera e parë (italiane)
? Gjygji i parë komunist (i paligjshëm) i fillimit të diktaturës komuniste

? Përveç vlerave historike që ka shtojmë edhe vlerat arkitektonike të cilat i kanë shprehur specialistët italianë të Universitetit të Barit: “Ky projekt i Giulio Berte është një shkrirje (në italisht “a metà strada)”, midis pikturave të De Chirico dhe vizatimeve (projekteve) të Antonio Sant’Elia.
? Është quajtur një arkitekturë e shkëlqyer e postfuturizmit, në Shqipëri e vetmja (sot “specie” në zhdukje në të gjithë botën).

Rindërtimi i Teatrit Kombëtar duhet bërë siç ka qenë në projektin origjinal, merrni shembull Teatrin Glob në Britani (Globe Theatre) që është ndërtuar nga e para, është rindërtuar me të njëjtën teknologji siç ka qenë përpara 300 vjetësh, është ndërtuar me dru, nuk ka pjesë metalike dhe çatinë e ka me kashtë!

të fundit

Brvenica, runoff turnout reaches 40.49 percent by 3 p.m.

Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…

4 minutes ago

Ministry of Health: Seasonal flu vaccine available to everyone eligible for vaccination

Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…

4 minutes ago

Pesë adoleshentë plagosen rëndë nga sulmi me thikë në një festë Halloween-i në Angli

Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një…

4 minutes ago

Details emerge in Kosovo tragedy / Father of 27-year-old and infant found dead arrested

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u…

4 minutes ago

26-year-old who killed Spartak Dervishi arrested in Greece after six years on the run (NAME)

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

5 minutes ago

VIDEO/ Supergol i Ernest Muçit, ylli i Kombëtares protagonist dy herë te Trabzonspori

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk. shte protagonist absolut në fitoren 2-0 të Tranzonspor…

6 minutes ago