Duket sikur ka ndodhur dje, por jo, kanë kaluar plot dy vite prej ndarjes së parakohshme nga jeta të Hueyda el Saied. Vajza e qeshur dhe e ëmbël e showbizz-it shqiptar, ajo që na bëri për vete që në daljet e para në ekran në fillim të viteve ’90, nuk arriti të mposhte betejën me kancerin e gjirit, një sëmundje që zgjodhi ta mbante të fshehtë për publikun, dhe mbylli sytë përgjithmonë më 23 nëntor të vitit 2021. Vdekja e saj trishtoi miqtë, kolegët dhe këdo që e njihte dhe e kishte parë nga ekrani. Por sigurisht, më shumë nga të gjithë, mungesën e saj e ndiejnë partneri, Thierry, dhe i biri, Gabrieli.
Në këtë ditë të vështirë për të, Thierry e ka kujtuar në mënyrën më të bukur, duke ndarë një video me momentet e saj më të bukura artistike, por edhe familjare. Nën ritmet e “Interstellar” nga kompozitori i njohur gjerman Hans Zimmer, ata kanë zgjedhur të rikujtojnë të shtrenjtën e tyre e cila i dha aq shumë skenës këtu në Tokë, kurse tani vazhdon të kërcejë në qiell me engjëjt dhe yjet.
None found
Punimet në stadiumin “Arena e Demave” janë duke ecur me ritme progresive [...]Read More...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësues dhe…
Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar mendim nga…
Spitali modular në Kumanovë do të ripërdoret për nevojat e Departamentit të Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm…
Sistemi “Safe City” do të zgjerohet deri në muajin shkurt në të gjithë territorin e vendit, fillimisht në Strumicë, më…
Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…