showbiz

Sot 10 vite pa aktorin e madh të skenës shqiptare, fjalët e fundit të Roland Trebickës, për të shoqen

10 vite më parë, më 6 mars 2013 u nda nga jeta aktori i mad i skenës shqiptare. I njohur si “Jovan Bregu” i pallatit 176, Roland Trebicka është ndarë nga jeta pas një sëmundje nga e cila ishte prekur prej kohësh.

Vitet e fundit të jetës, aktori vuante nga tumori në mushkëri, sëmundje prej së cilës ishte kuruar edhe jashët vendit, por pavarësisht mjekimeve nuk ia doli dot.

Këto kanë qenë ndër fjalët e fundit që Roland Trebicka i ka thënë së shoqes, përpara se të ndahej nga jeta.

“Mbase do të kthehem në teatër, në oborr a në holl, por e di se në skenë nuk do ngjitem më kurrë. Më ndero”.

Aktori i njohur u kthye vërtet në teatër, por për herë të fundit, ku iu bënë homazhet dhe nderimet nga miq, kolegë, e politikanë, 10 vite më parë, kur dhe ndërroi jetë.

Disa kohë para vdekjes, aktori kishte folur pikërisht për sëmundjen e tij.

“Më besoni, unë jam një njeri që nuk e kam njohur kurrë sëmundjen. Më kujtohet kam marrë vetëm 9 ditë raport, kur isha 23 vjeç dhe po luaja në pjesën “Shtëpia në bulevard”.

Teksa po trukohesha, pashë se isha mbushur me njolla të kuqe dhe kisha ethe. Më kishte zënë fruthi. Dhe prej asaj kohe unë nuk mbaj mend të kem marrë më raport.

Nuk kishim nisur ende me shfaqjen “Tabloja absurde”, kur nisa të ndihesha jo fort mirë. Një ditë kur u ktheva në shtëpi, ndjeva ethe dhe kisha kollë. Mendova të lë duhanin.

Kisha tentuar kaq herë dhe thashë, përse të mos e lë tani. Kam pirë kaq shumë duhan! Po puna jonë e tillë është, sidomos në proces tavoline, kur je nën tension, kur je në kërkim të vazhdueshëm… Por ishte një gjendje që nuk më pëlqente dhe vendosa të vizitohem.

Duke qenë që nuk jam kuruar kurrë, as e dija se ku të drejtohesha dhe me një mikun tim të teatrit shkuam në dispanseri. Më thanë se ishte diçka e vjetër, jo shqetësuese dhe mora disa mjekime.

Ndërkohë nisëm “Tablonë absurde” të Ferdinand Hysit, madje do të shkonim në Indi. Ishte udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm. Kur u ktheva, u drejtova tek një mjek tjetër që qëlloi një shok fëmijërie. E kuptova menjëherë se ç’kisha sa pashë fytyrat e tyre…”

të fundit

KLP hap garën në 17 shtator për drejtuesin e ri të SPAK, kush do ta zëvendësojë Altin Dumanin?!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën me dije se ditën e mërkurë, 17 shtator 2025, do të hapë garën për…

9 minutes ago

Dosja ‘Partizani’/ Shtyhet seanca, zbulohet arsyeja

Ditën e sotme, nisi seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”. Vetëm Jamarbër Malltezi ishte prezent nga të pandehurit, të…

60 minutes ago

U aludua për vdekjen e tij në rrjetet sociale, reagon fituesi i dy Championsve me Barcelonën

Në orët e fundit, lajmi për vdekjen e supozuar të Erik Abidal, ka qarkulluar në mediat sociale. Sipas thashethemeve të…

1 hour ago

SPEKTAKËL ME DRONË NË VATIKAN! “Grace for the World” mbledh mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit! (FOTO+VIDEO)

Mijëra njerëz që kishin mbushur Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për koncertin “Grace for the World” u bënë dëshmitarë…

1 hour ago

Ndërpritet shërbimi satelitor i internetit të Elon Musk, shfaqen probleme teknike edhe në Ukrainë

Shërbimi satelitor i internetit Starlink i Elon Muskut ka pasur një ndërprerje të shkurtër të hënën në mëngjes, duke ndikuar…

2 hours ago

FOTOT/ Djali i saj kurorëzoi dashurinë me modelen e njohur në Romë, Topalli ndan momente nga dasma luksoze

Jozefina Topalli, aktualisht deputete e PD në legjislacionin e ri, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente…

2 hours ago