showbiz

Sonte nis Eurovision 2023, familja Kelmendi humb provat e festivalit! Kjo është arsyeja

Festivali më i madh Europian Eurovision nis mbrëmjen e sotme gjysmëfinalen e parë. Pas fitores së Ukrainës vitin e kaluar dhe pamundësisë për të pritur ngjarjen për shkak të pushtimit nga Rusia, edicioni i këtij viti do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar.

Teksa gjysmëfinalja e parë mbahet mbrëmjen e sotme, e dyta është më 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe pritet të mbahet më 13 maj. Mes 37 konkurrentësh, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”.

Të lidhura

None found

Familja Kelmendi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Britanisë për provat e performancës së tyre për shkak të mospajisjes me pasaportë shqiptare, edhe pse po përfaqësojnë vendin tonë. Të trija mbrëmjet do të prezantohen nga këngëtarja britanike Alesha Dixon, aktorja britanike Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina, ndërsa prezantuesi i televizionit irlandez Graham Norton do të bashkohet në finale.

Liverpooli u zgjodh pas një procesi që ekzaminoi objektet në vend, aftësia për të akomoduar mijëra delegacione, ekuipazh, tifozë dhe gazetarë, infrastruktura dhe oferta kulturore e qytetit pritës në pasqyrimin e fitores së Ukrainës në 2022. “Liverpool është vendi ideal për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovision në emër të Ukrainës”, u shpreh mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Song Contest, Martin Osterdahl, në një intervistë të dhënë.

Ky do të jetë konkursi i parë i këngës në Eurovision që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar në 25 vjet.

të fundit

Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizojnë potencialin e…

2 minutes ago

Ndryshimet në buxhetin e vitit 2026 në agjendën e komisioneve të Kuvendit

Disa komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje gjatë ditës së sotme, ku në fokus do të…

3 minutes ago

Këmbimi valutor 13 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…

5 minutes ago

Parashikimi i motit 13 Tetor 2026, kushte atmosferike të pa qendrueshme

Sotvendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kryesisht me kthjellime ndërsa e vranësirat…

8 minutes ago

Pranë televizionit ku po zhvillohej debati, arrestohet Gani Geci nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

Sinjali ka mësuar nga burimet e saj se Gani Geci është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.…

14 minutes ago

Salianji accuses Rama over SHISH: Balluku keeps her government post through political will – crime groups have taken control of institutions!

Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…

7 hours ago