showbiz

Sonte nis “Big Brother Vip 3”, Eduart Grishaj bën reagimin e papritur

Sonte në mbrëmje, starton edicioni i tretë i formatit të shumëpritur “Big Brother VIP Albania 3”.

Kujtojmë që, moderatorja Arbana Osmani, përmes një reagimi në rrjete sociale, bëri një urim duke shkruar:

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtezakonshme televizive, pjese e se ciles kam patur fatin dhe privilegjin të jem per shume vite me rradhë.

Perjetë falenderuese dhe mirenjohëse Tanit që me zgjodhi atehere kur besim te une nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me te cilat vazhduam per dy vite t gozhdojme shqiptaret para ekranit per muai me rradhe duke bere bashke gjithe familjen.

Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always!

E në fund faleminderit juve, ndjekësve te mi, per te gjithe vleresimin dhe dashamiresine karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmone. Ju dua”.

Por, pas reagimit të moderatores, disa fjalë për stafin e ri i ka edhe Eduart Grishaj, i cili në sezonin e kaluar ishte regjisor i spektaklit.

Grishaj nuk mund të linte pa hedhur kunja në drejtim të “Big Brother VIP 3”.

Shumë suksese stafit të ri dhe të vjetër të Big Brother Albania. Uroj ta vazhdoni rrugën ne autostradën që krijuam në vitet e kaluara. Kurse bashkë takohemi me projekte të reja këtë vit. Mirupafshim Yjee”,- ka shkruar Grishaj bashkangjitur një foto të tij brenda shtëpisë së “Big Brother” në edicionin e kaluar.

Grishaj ka zgjedhur që të kalojë disa ditë pushime në Itali, së bashku me bashkëshorten e tij Arbana Osmanin dhe prej andej uroi stafin e ri për mbrëmjen e sotme.

Kujtojmë se pak ditë më parë, u zbulua se Eduart Grishaj,  njëkohësisht edhe partneri i Arbanës, nuk do të jetë regjisori i këtij edicioni.

Në vendin e tij do të jetë Ergys Lubonja, i cili ka ndarë disa detaje teknike rreth emisionit.

të fundit

Horoskopi 2 Shkurt 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në fushën e dashurisë, dita e sotme sjell ngrohtësi dhe mundësi…

3 hours ago

PD tërhiqet nga bojkoti i Reformës Territoriale, zbardhen debatet e plota në grupin parlamentar. Deputetët që dolën kundër

Demokratët ndryshuan mendje. Nuk do të bojkotojnë as Reformën Territoriale dhe as atë Zgjedhore. Sali Berisha i bëri ballë presionit…

3 hours ago

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD për bashkimin e opozitës

Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar idenë e një forumi intelektualësh për të bashkuar partitë e opozitës, u shpreh në emisionin…

3 hours ago

I ftohti ekstrem “pushton” New York-un, 13 persona humbin jetën

Të paktën 13 persona kanë vdekur në New York City nga i ftohti ekstrem. Vendi po përballet me valën e…

3 hours ago

Vrull diplomatik mes tensioneve në rritje SHBA-Iran

Teksa forcat amerikane po grumbullohen pranë kufijve të Iranit dhe në kohën kur Teherani po paralajmëron për pasoja nëse shpërthen…

4 hours ago

I dhunuar herë pas here pas deklaratave të bujshme, Elton tozaj nuk ndalet: Do publikoj lidhjet që showbizzi ka me trafikantët

Gazetari Elton Tozaj ka bërë së fundmi një paralajmërim në rrjetet sociale, duke deklaruar se pritet të publikojë materiale që,…

4 hours ago