Mbrëmjen e djeshme, fituesja e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh në “Big Bother Vip Albania 3”, Egla Ceno, ka folur për fitoren, por dhe për paratë e fituara.
Gjatë një interviste në “Fiks Fare””, Egla tha se nuk kishte parë ndonjëherë 10 mijë euro bashkë e jo më 100 mijë.
Ndërkohë, Egla foli dhe për raportet me ish-banorët e tjerë të “BBVIP”, ku zbuloi ndër të tjera dhe një bisedë me Jul Dedën, në momentin kur ajo u rrëzua në skenë, disa ditë pas finales. Ajo tha se Deda i kishte thënë se kështu ndodh kur e merr “BBV” me hile.
Ndërsa për raportin me Romeo Veshajn preferoi të mos flasë.
Egla Ceno: “100 mijë euro bashkë, unë s’kisha parë bashkë as 10 mijë euro. Po 100 mijë euro, ec radhaaaa. Me ish-banorët flas, por këto ditë nga kërbishti nuk është se kam folur shumë. Lul Deda, o lulo, jena shqiptarë vëllai. Bota është botë, merret i sëmuri në telefon. I thuhet si e ke kërbishtin, a u bërë mirë, jo telefonin e kam hapur. Unë rashë te studioja dhe sipër kisha fytyrën e Julit të shqetësuar, dhe kur më vjen një batutë; ej më tha mua, kështu është kur e merr Bigun me hile’. Mu hiq qafe i thashë. Me Romeon, është shumë mirë. Ka ca gjëra që s’mund t’i them për momentin, por do sqarohen vetë”.
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…
Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…
Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…
Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…