showbiz

“S’kisha lekë as për biletën e urbanit”, Eliona rrëfen fillimet në ekran: Jam paragjykuar…

Aktorja e njohur Eliona Pitarka ka rrëfyer për herë të parë vështirësitë e mëdha që kishte në hapat e parë për t’u bërë pjesë e ekranit. E ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ajo tha se për të shkuar në punë duhet të merrte dy autobusë dhe në disa raste, nuk kishte para as t’i paguante.

“Duke qenë se më ndjekin jo vetëm nëna, por edhe vajza të reja në rrjete sociale, dua të tregoj që jo çdo gjë vjen me një kërcitje gishtash. Duhet ta kuptojnë se duhet të punojnë fort për të arritur gjërat. Kur kam nisur, unë isha në provë në programin në të cilin punoja. Dëshira ime shumë e madhe për të marrë pjesë, isha në provë pa pagesë. Më është dashur të shkoj dy muaj në provë…”

“Nuk kisha të ardhura, ishte sakrificë të merrja dy autobusë. Ka pasur raste që një stacion e paguaja, tjetrin e bëja në këmbë, se nuk kisha para për biletën e dytë, se e kisha goxha larg dhe ndërroja dy autobusë për të shkuar deri aty, por këtë nuk e thoja për asnjë moment atje që shiko se…, në asnjë moment. Thjesht, doja që të fokusohesha, që t’i bindja ata që unë vleja, sepse më dukeshin vogëlsira, pavarësisht se ishin sakrifica, kishte raste që shkoja në këmbë.

Ndërsa bëja rolet e vajzës provokuese, edhe jam gjykuar nga publiku duke thënë se “hë, se ajo i ka gjërat lehtë”, dilja nga puna dhe merrja dy autobusë për të shkuar në shtëpi. Jam paragjykuar, duke thënë që pas kësaj, mund të shihet një partner, i cili i mundëson çdo gjë, që e mban me para, dhe askush nuk e dinte këtë që sapo thashë. Është hera e parë që unë po e them këtë gjë”,- tha Eliona.

të fundit

Surprizë emocionuese për Brikenën, banorja ‘shpërthen’ në lot pas takimit me nënën e saj/ Mateo: Të kërkoj falje…

Brikena ka marrë një surprizuese këtë të shtunë. Pas një rrëfimi emocional në living, banorja doli jashtë në oborr, aty…

6 hours ago

“Daja i saj më ka prerë rrugën”/ Brikena dëgjon deklaratën e Mateos, ‘shpërthen’ banorja: Familjen time nuk e prek askush

Brikena dhe Mateo kanë kaluar momente të këndshme së bashku gjatë këtyre ditëve, me banorin që e shpëtoi të parën…

6 hours ago

VIDEO/ “Jam deputet, kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Gazment Bardhit me policinë në ambientet e komisariatit numër 1

Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe…

7 hours ago

“Të ishe ti motra ime, unë s’të pranoja në shtëpi”/ Hyrja e Rogertit në BBV 5, përplasje të agravuara me banorët: Ti je pro incestit

Hyrja e Rogertit në shtëpi ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP, duke krijuar debate dhe përplasje të ashpra me…

7 hours ago

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 48-vjeçari, i lënduari dërgohet në spital

Plagosje me thikë në Vlorë. Sot rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta…

8 hours ago

Rikthen reshjet intensive në Shkodër, IGJEUM: Rrezik përmbytjesh nga e diela!

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron disa qarqe të vendit, të cilat do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra…

8 hours ago