showbiz

Skandali në “Grande Fratello”, moderatori Alfonso Signorini nën hetim për dhunë s*ksuale dhe shantazh

Alfonso Signorini, gazetari dhe prezantuesi i njohur italian, është nën hetim nga prokuroria e Milanos për dyshimet për dhunë seksuale dhe shantazh.

Vendimi vjen pas kallëzimit të depozituar nga ish-pjesëmarrësi i “Grande Fratello”, ose ndryshe “Big Brother” Antonio Medugno, i cili pretendon se ka qenë pjesë e një sistemi ku kërkoheshin favore seksuale për të marrë pjesë në program, denoncim i bërë publikisht edhe nga Fabrizio Corona.

Sipas mediave italiane, Signorini kishte njoftuar vetëpezullimin e menjëhershëm nga Mediaset, për shkak të akuzave të ngritura nga Corona në kanalin e tij në YouTube, “Falsissimo”.

Për t’u përballur me hetimet, Signorini ka ndryshuar avokatët, duke zgjedhur dy emra të njohur: Daniela Missaglia dhe Domenico Aiello. Missaglia, ekspertja e të drejtës së familjes dhe e individit, ka përvojë në ndarje të famshme si ajo midis Nina Moric dhe Fabrizio Corona, ndërsa Aiello është avokat penalist me përvojë në çështje të komplikuara të korrupsionit dhe kontratave publike.

“Ne kemi të gjitha mjetet për të provuar se denoncimi është i shpifur dhe autorët janë të gatshëm të shkatërrojnë jetën e njerëzve për të fituar miliona euro. Kjo është ajo që unë e quaj ‘etika e mbeturinave’”, ka deklaruar Aiello, duke iu referuar akuzave kundër Signorini.

të fundit

Berisha uron Shën Valentinin: Dashuria është e pashtershme, ajo është forca e shpirtit (VIDEO)

Këtë të shtunë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon këtë të enjte një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet…

20 minutes ago

Ekzekutohet 25-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar vetëm 25-vjeç, është vrarë me armë zjarri.…

43 minutes ago

Kanosi drejtoreshën e shërbimit të provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, kanë shpallur në kërkim 56-vjeçarin Genc Llakaj, banues në Fier,…

60 minutes ago

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

Banorët e Durrësit, kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së qytetit, kundër projektit TID, një nismë e qeverisë shqiptare…

1 hour ago

E rëndë në Durrës/ Babai kërcënon vajzën dhe më pas qëllon veten, zbardhet dinamika (EMRI)

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë  është regjistruar në Qerret të Durrësit, ku babai ka kërcënuar vajzën me thikë…

2 hours ago

“Modriç i jashtëzakonshëm, e mori vetë këtë fitore”, Alegri: Të gjithë duhet të mësojmë prej tij, Inter apo Juventus? E rëndësishme është që…

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, analizoi për mikrofonin e DAZN fitoren e kuqezinjve në transfertë ndaj Pizës. “Nuk ishte e…

2 hours ago