Eleminimi i Dagz, pasi ai doli në nominim përballë Einxhelit si pasojë e një zinxhiri shpëtimesh, ka krijuar një situatë të tensionuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe jo vetëm.
Reagime e debate të shumta ka patur, dhe shumë prej ndjekësve të dy djemve, PM & Dagz, e kanë quajtur “tradhti” faktin që Donald, një nga miqtë e tyre më të mirë brenda, nuk zgjodhi Dagzin, por Tanin.
Arbri (Dagz) e shprehu hapur mërzitjen, Einxhel, partnerja e tij po ashtu. Ndërsa PM nuk kishte reaguar… deri sot.
Mesa duket ai ka marrë shumë mesazhe nga fansat, dhe këtë e ka treguar në një Instastory. Megjithatë, siç shkruan ai ka patur raporte të mira me të gjithë banorët, e s’ka aspak dëshirë të përfshihet në debate. Po ashtu, ai iu uron të gjithëve fitore brenda, dhe suksese në karrierën e tyre jashtë.
Reagimi i plotë:
“Pershendetje t’gjitheve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj debati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”. Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise.
Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen mbrenda shtepise.
Ju don shoku PM shume.”
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste urdhëroi Këshillin Bashkiak të Tiranës për të nisur procedurat për…
Rexhep Tajip Erdogan iu përgjigj Benjamin Netanyahut dhe deklaratave të tij mbi Jerusalemin të mërkurën pasdite. Presidenti turk u zotua…
Me nisjen zyrtare të aplikimeve për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ka ardhur reagimi nga Ambasadori i Gjermanisë në…
Mbrëmjen e djeshme, mediat raportuan me shpejtësi se reperi i njohur Mozzik ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës. Shkak i…
Genar Topalli, djali ish- Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku dhënë një…
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u prit në një takim të veçantë nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor…