showbiz

Sia në qendër të një beteje ligjore: Ish-bashkëshorti kërkon kujdestarinë e plotë të djalit

Këngëtarja e njohur australiane Sia është përfshirë në një përplasje të ashpër ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Dan Bernad, lidhur me kujdestarinë e djalit të tyre 19-muajsh, Somersault (Summi). Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, Bernad kërkon kujdestarinë e plotë të fëmijës, duke pretenduar se artistja “nuk është në gjendje të kujdeset për të” për shkak të problemeve me varësinë.

Në padinë e tij, 47-vjeçari deklaron se Sia është një “rrezik për djalin”, duke përmendur një shtrim dyjavor në spital gjatë shtatorit dhe rezultate pozitive në testet për substanca qetësuese. Ai pretendon gjithashtu se këngëtarja ka shkelur marrëveshjen e kujdestarisë së përbashkët, duke mos i lejuar takimet me djalin.

Të lidhura

None found

Nga ana e saj, Sia ka reaguar ashpër ndaj akuzave, duke i cilësuar ato si “të pavërteta dhe keqdashëse”. Ajo pranon se ka pasur probleme me varësinë “më shumë se 15 vite më parë”, por thekson se prej gjashtë muajsh është “plotësisht e pastër” dhe i nënshtrohet testimeve javore. Këngëtarja shton se ka qenë gjithmonë kujdestarja kryesore e djalit, ndërsa akuzon ish-bashkëshortin se “nuk punon dhe e kalon kohën në festa e jetë nate”.

Ndërkohë, gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e Bernad në javët në vijim, duke përcaktuar kujdestarinë përfundimtare të vogëlushit Summi.

të fundit

Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, përplasen dy automjete

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Fier, ku dy automjete, një “Ford” dhe një “Benz”, janë përplasur…

21 seconds ago

Kupa e Shqipërisë, përcaktohet kalendari i turit të parë: Flamurtari i Kërnajës përballë Gramshit

Trofeu i Kupes se ShqiperiseKupa e Shqipërisë për sezonin 2026/27 nis më 6 tetor me ndeshjet e turit të parë,…

2 minutes ago

Vilnius airport closed after report of suspected drone, NATO fighter jets scrambled

Lituania ka qenë në gatishmëri të lartë pas një raportimi për një dron, i cili dyshohet se ka hyrë në…

3 minutes ago

Rhodes on alert for rain and storms, authorities focus on lightning risk

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkisë së Rodosit, Rajoni dhe Departamenti i Zjarrfikësve janë në gatishmëri të plotë, pasi Dodekanezi…

3 minutes ago

Fires worsen in Peqin, hundreds of personnel on the ground, aerial intervention expected

Situata e zjarreve në territorin e Bashkisë Peqin vijon të mbetet e rënduar edhe gjatë orëve të para të fyndjavës,…

3 minutes ago

Trump softens tone toward Meloni: We have a very good relationship, I have always liked her

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se marrëdhënia e tij me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, është “shumë e mirë”,…

4 minutes ago