showbiz

“Si sorkadhe, bukuri femërore dhe talent”, pas Bora Zemanit, Spartak Ngjela “fiksohet” me poeten e re (FOTO LAJM)

Avokati i njohur, Spartak Ngjela është shpesh në qendër të mediave për shkak të komenteve të tij.

Një koment i tij për moderatoren Bora Zemanin, ku ai shprehu simpatinë, pak kohë më parë bëri xhiron e rrjetit.

Mirëpo, duket se Ngjela “e ka harruar” Borën dhe i ka drejtuar sytë drejt një tjetër vajze të bukur. Bëhet fjalë për shkrimtaren Arsinoi Zengo Kallço, të cilën avokati e ka konsideruar një grua të bukur me fantazi.

Postimi i plotë:

Befas më ra për ta lexuar një shkrim me vlerë artistike i shkrimtares Arsinoi Zengo Kallço

Janë disa e disa ata që ma kërkuan që ta postoj në vendin e statusit tim.

Shkrimi i zonjës Zengo gjendet i plotë në faqen e saj, kurse kritika ime është si më poshtë:

Çdo shkrim që të krijon kënaqësi artistike si estetikë e të bukurës, të shtyn për të shkruar rreth tij, me kënaqësinë e krijimit tënd si kritikë. Dhe, prandaj po shkruaj se:

Më pëlqeu shumë shkrimi me patos artistik i shkrimtares se re Arsinoi Zengo.

Shiu është natyrë e thellë femërore në letërsi. Dhe autorja, këtu, e ka këtë intuitë që i zhvillon brenda vetes nevojën për meditim dhe fantazi.

Kjo shkrimtare është një grua e bukur me fantazi, dhe fantazia e hedh në krahët e letërsisë. Se ka shkruar një skicë letrare të bukur me historinë e familjes së saj, dhe ka kaluar: nga shiu te piktura dhe nga piktura te ndjenjat e historisë familjare. Pse?

Sepse e kërkon lansimin e portretit të saj si histori të spikatur të familjes së vet, për të ardhur te kërkesa e saj krijuese për t’u njohur në shoqërinë korçare, por dhe më tej.

Dhe është e bukur.

Dhe ka një emër mitologjik shumë të bukur.

Dhe ka talent për të shkruar.

Dhe autorja është nga Dardha, dhe i ka dhënë edhe fshatit Dardhë vendin e tij brenda vetes, se e di që Dardha është një fshat historik i bukurisë shqiptare dhe historisë së Shqipërisë.

Dhe kjo e zmadhoin së brendshmi autoren.

Dhe ajo vijon me shiun në shkrim, se i duhet magjia e meditimit femëror, dhe mediton poetikisht; dhe përmend edhe poetin e madh të Shqipërisë Drotero Agollin, për dardharen e bukur, kur ky ka thënë “Sorkadhja Dardhare”.

Dhe këtu kuptohet që Arsinoi poete këtë e ka për veten.

Kështu vijon, dhe ajo përkëdhel veten me poezinë e Driteto Agollot.

Dhe shkrimi vijon për historinë e saj të formimit… dhe shiu i jep motivin e brendshëm për të thënë: unë krijoj se jam e bukur si bukuria e Dardhës, dhe kam dashuri të madhe brenda vetes sime.

Por kjo kuptohet edhe nga shkrimi i saj që është i një natyre të veçantë, që kalon, nga e përgjithshmja si letërsi, tek e veçanta si dashuri e saj, që ajo e rrëfen me bukurinë letrare të një letërsie të veçantë.

Bukuria femërore dhe talenti, të bashkuara te një grua, krijojnë gjithmonë një letërsi meditative të veçantë.

Kjo është poetika e këtij shkrimi të bukur…

Spartak Ngjela

Kjo është shkrimtarja

Arsinoi Zengo Kallço

 

të fundit

Horoskopi 17 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…

7 hours ago

Arian Çani: SPAK s’ka b*thë të shkojë tek Edi Rama! Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…

7 hours ago

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…

8 hours ago

“Kisha ankth, nuk flija”, të pathënat e karrierës së Aurela Gaçes: Rrezikoja të mos këndoja kurrë, për 3 muaj një dhimbje e madhe

Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…

8 hours ago

I dashuri i Dua Lipës vjen me deklaratën ‘bombë’ që me siguri do të ketë habitur edhe vetë këngëtaren

Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…

8 hours ago

Kremlini kritikon pjesëmarrjen evropiane në negociatat e paqes për Ukrainën, njofton mungesë informacioni nga SHBA

Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…

9 hours ago