Prej disa kohësh, aktori i famshëm Leonardo DiCaprio po shijon lidhjen e tij të dashurisë me partneren, Camila Morrone.
Pasi u fotografuan shpesh së bashku në pushime e darka romantike, ata vendosën të dalin hapur në publik e të mos e fshehin më ndjenjën e tyre të bukur.
Aktori i njohur përpiqet që ta mbajë jetën e tij personale mjaft të fshehtë dhe të shfaqet rrallë në publik, por ka raste si ai i djeshmi që nuk i shpëton dot paparacëve.
Ai dhe e dashura e tij, Camila Morrone festuan ditëlindjen e një shoku në një darkë në klubin Soho House në Malibu.
Fituesi i çmimit Oscar, u pa të largohej nga festa ndërsa dukej i veshur me të zeza. Nga ana tjetër, Camila u shfaq me një triko të shkurtër, duke e kombinuar atë me pantallona të zinj me bel të lartë.
Më herët burimet kanë treguar se çifti është martuar në fshehtësi.
Një person shumë i afërt me çiftin shprehet se tashmë Di Caprio dhe Morrone janë kurorëzuar me martesë dhe madje ekzistojnë thashethemet se Camila është shtatzënë.
“Leo dhe Camila u martuan fshehurazi pak para ndarjes se çmimeve Oscar. Ata u përpoqën të ruanin sekretin sa të mundnin, por tani kanë vendosur që ka ardhur koha që më në fund të japin lajmin e mirë për miqtë e tyre.’
‘Ekziston një thashethem se Camila është shtatzënë.”- ka treguar burimi.
Nga Enver Robelli Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë.…
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000…
Ministria e Mbrojtjes holandeze njoftoi të hënën se vendi do të dhurojë 500 milionë euro në kuadër të këtij mekanizmi…
Peggy Gou ishte ndër DJ-të më të njohur ndërkombëtarë që performoi para mijëra spektatorëve në edicionin e sivjetëm të Festivalit…
Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë u regjistrua në orën 16:14 në rajonin e Tetovës, 5 kilometra në jug-juglindje të…
Pas një fundjave të mbushur me muzikë, energji dhe emocione të forta, Dua Lipa ka ndarë emocionet e saj pas…