Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi është komentuar së tepërmi për shkak të lidhjes së saj me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.
Ajo ka rrfëyer te “Rudina” sesi reagoi i ati, kur ajo pranoi publikisht se ishte e dashuruar me Romeon. Aleksia tha se të atin kishin filluar ta uronin për fejesën e vajzës.
“Unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen dhe mirëkuptimin e babit për sa i përket lidhjes. Sigurisht më ka sugjeruar që t’i mbaj gjërat sa më private, pavarësisht se unë nuk e kam ndjekur këtë këshillë dhe kam bërë gabim”, u shpreh Aleksia Peleshi.
Pyetje: Pse mendon se ke bërë gabim?
Aleksia Peleshi: Po sepse në momentin që i thua gjërat me aq pastërti, me aq sinqeritet, e bën veten si të thuash si mish për top, je shumë e atakueshme nga publiku, aq më tepër që njerëzit i keqintepretojnë gjërat. Babi, mbaj mend na ka thënë, “ça na bëre, ngelën duke më thënë njerëzit të trashëgohet çupa”.
Pyetje: Dhe ti çfarë i thua?
Aleksia Peleshi: “Faleminderit” i them, thuaju.
Pyetje: Pra ti do të doje të vinin urime të tilla?
Aleksia Peleshi: Nuk flas më.
Gjykata e Lartë, ka njoftuar se mbledhja e posaçme e trupës gjyqësore për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës…
Në Gjykatën e Posaçme, ka nisur gjyqi për dosjen "5D", ku po hetohen ish drejtorët e Bashkisë së Tiranës për…
Ditën e djeshme, një aksident tragjik ndodhi në një galeri minerare në zonën D të Bulqizës, ku humbi jetën 38-vjeçari…
Mëngjesin e kësaj të enjteje, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur në SPAK. Mësohet se Këlliçi, është paraqitur…
Ditën e djeshme, Bledar Selmanaj, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhulian Bullarit, ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit.…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kohët e fundit Serbia ka shkelur hapësirën ajrore…