showbiz

Si qëndron e vërteta e divorcit, Arben Derhemi flet për herë të parë!

Në muajin shtator, lajmi se Arben Derhemi dhe Iva Korumi ishin divorcuar mori dhenë. Mirëpo aso kohe nuk kishim asnjë deklaratë zyrtare nga asnjë prej të dyja palëve. Pa iu referuar asnjë burimi specifik informacioni, aktori i cilësoi të gjitha si shpifje për përfitime. Por në fund të fundit një gjë e vërtetë ishte në këtë mes. Dhe këtë e ka deklaruar vetë Arbeni i cili nëpërmjet një interviste të zhvilluar së fundmi deklaroi se është ndarë prej bashkëshortes që dy vite më parë.

Gjithçka është mbajtur larg mediave dhe atij i është dukur i çuditshëm shpërthimi i lajmit. Sa për divorcin, ishte thjesht një vendim i marrë nga të dyja palët, për arsye që ai nuk i konkretizoi.

Të lidhura

None found

“Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë. Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje. Kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vet që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme.”

të fundit

Mercedes-Benz i kalon Electra-s rrjetin evropian të karikimit të shpejtë

Kompania franceze Electra merr përsipër 47 lokacione me 374 pika karikimi.Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes-Benz ia ka shitur kompanisë franceze…

3 minutes ago

Ford F-100 me 800 kuaj-fuqi, projekti që kërkoi mbi 15 mijë orë punë

Ekzistojnë shumë kamioneta të restauruara dhe të modifikuara, nga modelet C10 me motorë të mbingarkuar deri te Dodge Ram të…

3 minutes ago

Dy të kërkuar ekstradohen: nga Kosova në Gjermani dhe nga Italia në Kosovë

Policia e Kosovës, pikërisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…

7 minutes ago

Dëshmia e 14-vjeçares me autizëm për ngjarjen në tren: Pasagjerët ishin të përqendruar te telefonat

Dy shtetas afganë përballen me 20 akuza për vepra penale seksuale. [...]Read More...

8 minutes ago

Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit, nis rruga për shpalljen zona të mbrojtura

Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do…

29 minutes ago

Vedat Muriqi pas golit të fitores ndaj Liverpoolit: Fenerbahce tregoi madhështinë e saj

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.Skuadra turke përmbysi rezultatin…

38 minutes ago