showbiz

Si një trup i vetëm për 24 orë, Luizi: Olta u “shtir” sikur përkujdesej/ Olta: Unë ngrita flamurin e bardhë, jemi njerëz

Dyshja Luiz-Kiara u përfshinë në një tjetër debat gjatë javës. E gjitha nisi kur në shtëpi u vu në zbatim loja siameze, ku banorët u ndanë në dy çifte. Luizi ishte çift me Oltën, ndërsa Kiara me Dean. Loja siamze nisi pas spektaklit të kaluar dhe një ditë më pas, Luizi shfaqi probleme shëndetësore.

Ai tha se kishte dhimbje koke dhe për më shumë se 24 orë, nuk ishte shumë i përfshirë në bisedat apo debatet në shtëpi.

Të lidhura

None found

Ndonëse ai e shprehu shqetësimin e tij, lidhur me dhimbjen që kishte, Kiara u tregua shumë indiferente dhe thuajse nuk u interesua aspak për ktë. Ajo që nuk pritej, ishte se Olta herë pas here i qëndroi pranë Luizit, duke e pyetur nëse ishte qetësuar, apo nëse kishte nevojë për diçka.

Pikërisht distanca e Kiarës, nuk u prit mirë nga Luizi. Ky i fundit i tha Kiarës se në një lidhje ka dashuri, vëmendje dhe përkushtim dhe se ajo nuk i dha asnjërën prej tyre.

Ata debatuan për më shumë se 1 orë, ndërsa Kiara i tha Luizit se ai e bën shumë tragjike dhimbjen e kokës dhe se me sjelljen e tij, po e nxjerr atë shumë keq në sy të publikut.

Sipas Luizit, ajo duket shumë keq me sjelljen e saj kundrejt tij dhe se ajo po duket shëmtuar në sy të publikut.

Kiara u përplas edhe me Oltën, pasi kjo e fundit i tha asaj se është e turpshme mënyra se si ajo nuk u interesua për shëndetin e Luizit.

Kiara: Shumë situata këtu, kanë treguar se Olta bën disa veprime për të shfrytëzuar gjithçka për lojë. Nuk e mohoj faktin që Olta është e ndjeshme, por jo deri në pikën që ajo të duroj gjithçka ka bërë Luizi. Më vrau komenti i saj për shkak të ftohtësisë time në atë situatë. Nuk ka të drejtë Olta të ndërhyjë këtu. Luizi dhe Olta kishin bërë një bisedë me njëri-tjetrin që ata donin të më vinin mua në lojë.

Luizi: Kur mu dha ky shans që të rriten 20 mijë euro në çmimin e madh, e mora shumë seriozisht lojën. Mos të ishte çmimi, unë nuk do rrija asnjë sekond me Oltën. Këtë qëndrim do mbaj deri kur të dal nga këtu. Olta është një dhe nuk ka tjetër si ajo në botë. Kur unë kam qenë në momentin tim më të vështirë, nëna ime do ishte i vetmi person që do më mbështeste. Kur unë kam qenë emocionalisht keq, Kiara ka qenë e vetmja që më ka ndejur afër, kur 99 përqind e shtëpisë ishin kundër meje. Olta Gixhari dhe të tjerët më vendosën “shkelmin në fyt” për të më zhytur më keq. Pjesa e lojës, ishte vetëm kur that a ngacojnë pak Kiarën dhe unë i thash “Jepi”. Kaq.

Arbër: Kësaj rradhe nuk gjej arsye, për ta justifikuar sjelljen e Kiarës, se si mund të jetë aq indifernte ndaj të dashurit të saj. Ajo e ka obligim përkujdesjen. Nuk e justifikoj dot komentin “Hemo se nuk të dhemb aq shumë koka”. Nëse Olta po bën lojë, luaj dhe ti o Kiara. Kur personi yt i dashur të thotë që është sëmurë, nuk gjej argument të justifikoj veprimin tënd.

Kiara: Jemi shumë të ngarkuar, është dita e 80. Gjërat shihen ndryshe nga ekrani, ndryshe janë këtu.

Luiz: Arsyeja që nuk u afrua Kiara kam qenë unë. I thash unë mos më rri pranë se nuk doja zhurmë.

Kiara: Unë dashurinë time e tregoj në mënyra të tjera, nuk e tregoj duke i dhënë puthje apo duke i zier çaj.

Arbër: Ti ndonjëherë ke një sjellje arrogante.

Kiara: Të dy e kanë bërë këtë gjë, për të më vënë në lojë. Nuk ishte edhe aq e madhe.

Zhaklin: Unë këtë ngjarje e kam parë si luftë pushtetesh. Mërzinë e Kiarës e kuptoj dhe e justifikoj. Luizi i ka dhënë pushtet Kiarën dhe ajo njësoj si Deamishel po luan fort dhe e shikon veten në finale me Luizin. Kiara duhet ta pyeste Luizin nëse ai është mirë ose jo. Sa i përket Oltës, ajo ka patur nevojë edhe për dashuri dhe mbase e ka “përdorur” Luizin për më vonë.

Olta: Këtë bisedë e ka hapur Kiara dhe jo unë. Do të bëja të njëjtën sjellje për të gjithë, kushdo të ishte. Nëse do e përdorja Luizin për lojë, do të dija si ta luaja spektaklin tim. Lojën time do e bëja ndryshe, se unë jam energjike. Unë kam qëndruar shtrirë gjithë ditën sepse Luizi ishte sëmurë dhe nuk jam bërë pishman për këtë gjë. Unë atë ditë nxorra “flamurin e bardhë”, sepse në fund të ditës jemi njerëz. Unë e pyeta Luizin nëse e kisha lejen e tij për ta ngacmuar Kiarën dhe ai më tha ngacmojë sepse e meriton.

Dea: Unë isha pranë me Kiarën. Kiara i foli disa herë Luizit, por ky i fundit e injoroi. Kiara tha se ajo nuk di ta përkëdhelë me fjalë. Mua nuk më duket arrogancë.

të fundit

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

6 hours ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

6 hours ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

6 hours ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

6 hours ago

Britain opens doors to up to 100,000 young Europeans every year

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…

6 hours ago

Azemi accuses opposition: In 12-hour debate on 2027 budget, pensioners were left out of the spotlight

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…

6 hours ago