showbiz

Si kurrë më parë! Përqafime dhe lot mes Oltës dhe Luizit, këngëtari i kërkon për herë të parë falje aktores (VIDEO)

Kohët e fundit marrëdhënia mes Oltës dhe Luizit ka ndryshuar shumë. Përveçse të dy lojtarë të fortë dhe kundërshtarë të përbetuar, ata po flasin edhe sinqerisht me njëri tjetrin.

Duke e parë Oltën të mërzitur, pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Luizi i është afruar. Ajo i ka shprehur se ka diçka për t’i thënë dhe ai i ka kërkuar të shkojnë të flasin në lavanderi. Të dy kanë folur gjatë në lidhje me debatin që patën gjatë spektaklit, ku këngëtari e akuzoi aktoren se përkujdesjen ndaj tij ajo e bëri për lojë.

Të lidhura

None found

Më herët Olta ka qarë në lavanderi dhe ka kërkuar të dalë nga Big Brother Vip pas gjendjes së rënduar psikologjike, të cilën ia ka treguar Armaldos.

BISEDA

Olta: Jam lënduar shumë nga fjalët që ke thënë ti mbrëmë edhe në prime edhe në dhomën e rrëfimit.

Luizi: Dëgjo unë nuk është se nuk e besoj se ti nuk je kujdesur sinqerisht për mua, por mënyra sesi e ktheve lojën duke u munduar të sulmosh Kiarën, kjo nuk më pëlqeu. Kur unë jam në atë gjendje nuk kam nevojë për asnjeri.

Olta: po unë jam lënduar vërtet shumë. Nëse kjo do kishte ndodhur në fillim, nuk do isha mërzitur fare, por tani jam e ngarkuar dhe jam më vulnerabël.

Luizi. Nëse t’i je lënduar për ato që unë thashë, për herë të parë në këtë lojë po të kërkoj falje nëse të kam lënduar dje, por kuptoje që du me lujt. Du t’i shkoj ksaj loje deri në fund dhe po luftoj me mish e me shpirt. Me Oltën jashtë unë nuk kam asgjë. E di se çfarë do të thotë të jesh larg familjes, larg djalit. Mos mendo se unë kënaqem se qan ti. Unë do të them prapë shko qaj në tualet, por nuk kam ndonjë kënaqësi. Jo për ty, por për asnjë. Edhe sikur Qetsori të qajë unë nuk ndihem mirë. Prandaj doja të mbyllej sa më shpejt ajo temë dje, se nuk ndihesha mirë me situatën që u krijua. Nuk është se jam krenar për gjërat që kam bërë, por du me lujt. Kam gabuar dhe do gaboj prapë, por dua të shkoj deri në finale.

Olta: Edhe unë dua të shkoj në finale me ty, me më të fortët, por mos më lëndo kështu. Unë kam nevojë për ty për të luajtur.

Luizi: Në rregull pra nëse je lënduar të kërkoj falje. Se më bërë të ta them 10 herë tani.

Olta: Dëgjo Luizi, ne jemi kundërshtarë, do luajmë fort, do zihemi prapë, por unë ty të kam shumë xhan. Hajde të të përqafoj njëcikë tani.

Dhe me këtë përqafim u mbyll edhe biseda e tyre. Si ju duket ju, bënë mirë që u sqaruan dhe për herë të parë mbase folën si dy njerëz të vërtetë e jashtë lojës së Big Brother?

të fundit

Arsyeja e pazakontë pse Fabregas po e zëvendëson Baturinën herët në çdo ndeshje

Como po vazhdon me ritëm të jashtëzakonshëm në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fàbregas mposhti Parmën 2-1 në…

4 hours ago

Elseid Hysaj refuzon edhe ofertën e Ascolit, pas “JO”-së ndaj 500 mijë eurove të Egnatias! Mbrojtësi pret një mundësi të re

Elseid HysajElseid Hysaj vijon të jetë pa ekip që prej largimit nga Lazio në muajin korrik [...]Read More...

4 hours ago

Horoskopi 15 Shtator 2026/ Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni…

4 hours ago

KLA veterans arrive in The Hague: We will remain outdoors until September 16

Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  kanë mbërritur në Hagë, në prag të seancës ku pritet të shpallet vendimi…

4 hours ago

Protesters march toward the Supreme Court a day before ruling on Veliaj

Pas përfundimit të marshimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë, ku qëndruan për…

4 hours ago

The “Kayo” scandal, Hoxhaj: The state paid 30 million euros for vehicles welded in a warehouse

Një skemë e re abuzimi me fondet e ushtrisë shqiptare ka dalë në dritë, duke zbuluar detaje tronditëse të menaxhimit…

4 hours ago