Të gjithë e kujtoni lidhjen e më pas martesën mes Albi Nakos dhe Klaudia Pepas, kryesisht sepse ceremonia u zhvillua “live” në ekran, por edhe pse në atë kohë dyshja ishte në qendër të vëmendjes për romancën e tyre. Koha kaloi, po ashtu edhe ndarja e tyre ishte shumë e komentuar, nisur nga deklarata në atë kohë e balerinës, që e kishte ish-bashkëshortin si vëlla. Po, e dimë…
Akoma më shumë kohë kaloi, Klaudia është bërë një nga balerinat më të njohura shqiptare në Itali, prej vitesh pjesë e programeve të rëndësishme e jo vetëm, Albi sigurisht vazhdon punën e tij si koreograf, po ashtu edhe pjesë e disa programeve, megjithëse jo edhe aq shumë kohët e fundit. Kjo pasi në dy formatet e fundit ishte pjesë e dy “skandaleve” që u bënë virale në rrjet, kryesisht falë batuateve të tij, kështu që me shumë gjasë askush për momentin nuk e përballon dot ta ketë humorin e Nakos si pjesë të programit.
None found
Po si është marrëdhënia e tyre sot? Ka qenë vetë Klaudia që i ka dhënë përgjigje kësaj pyetje e ftuar në emisionin “Rudina”, më saktësisht duke u shprehur:
“Tani janë ftohur të them të drejtën (marrëdhëniet). S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë…Gjërat shkuan sic duhet të shkonin, cdokush në jetën e vet”.
E nëse jeni kuriozë se cili konkurent i “Dance Albania”, program ku Klaudia është anëtare jurie këtë sezon, është i preferuari i balerinës, po jua heqim kuriozitetin:
“Unë po them të preferuarin tim nga ana e karakterit dhe nga ana humane, ndërsa për sa i përket nga ana profesionale më mirë po e mbaj se jam akoma duke bërë programin dhe do ishte mirë ta mbanim më të fshehtë. E preferuara ime është Anita Haradinaj. Është shumë simpatike, shumë pozitive. E di që ajo në këtë momente, po mendon, “E Klaudia, ti më thua gjithmonë ku e ke ritmin”. Por ajo i merr shumë pozitivisht. E shikoj që çdo javë punon, një zonjë si ajo i përkushtohet një programi të tillë dhe dëgjon edhe këshillat e një vajze më të re.”
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e opozitës në tryezën me Partinë Socialiste për…
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në…
Irlanda po organizon samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, në atë që konsiderohet operacioni më i…
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…