showbiz

Si është Luizi si aktor? Zamira Kita: Ndonjëherë të vë në siklet…

Aktorja e mirënjohur Zamira Kita është pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”. E ftuar në Top Albania Radio, Zamira ka dhënë disa detaje nga xhirimet e filmit, por dhe ndërveprimin me personazhet e tjerë.

“Sapo kam mbaruar grimin dhe jam gati të hyj në sallë të xhiroj sepse për fatin e mirë jemi në teatër sot. Publiku e ka mbushur sallën, janë të gjithë figurantët pjesë e publikut që do të ndjekin shfaqjen e teatrit, ku vijnë dhe personazhet e familjes sime, vajzat e mia që luhen nga Olta Gixhari dhe Sara Hoxha, burri im i dashur që luhet nga Ndriçim Xhepa. Është një kast shumë i mirë, për mua është një kënaqësi. Kam dhe krushkun, Luan Jaha, që është babai i dhëndrit, Luizit. Është pastaj dhe Ylber Bardhi, që për mua është qershia mbi tortë, është vëllai i dhëndrrit. Është atmosferë shumë e bukur, ka shumë humor. Filmi është një kino-komedi që është shkruar nga Koloreto Cukali që po bën dhe regjinë. Jemi lodhur të them të drejtën, po xhirojmë deri në 5 të mëngjesit sa ndonjëherë nuk arrijnë skenat të mbarohen sepse del drita”, tha Zamira.

Të lidhura

None found

Duke u ndalur te Luizi, ajo tha se si aktor është shumë i këndshëm dhe i natyrshëm.

“Është shumë interesant. Është i panjohur si aktor, por në fakt është një aktor shumë i këndshëm, ka shumë organicitet në lojën e tij, është shumë i natyrshëm, i këndshëm. Ndonjëherë nuk e punojmë shumë skenarin, por ai me një të hedhur syrit në letër, me një lexim apo kalim teksti, ai është në xhirim i paparë, ecën shumë mirë. Ndonjëherë të vë në siklet kur ne nuk i mbajmë mend, apo gabojmë nga lodhja dhe ngarkesa e madhe, por është aktor shumë i mirë përveç se është i këndshëm. Është shumë i dashur”, tregon aktorja.

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

7 hours ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

7 hours ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

7 hours ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

7 hours ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

8 hours ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

8 hours ago