Categories: showbiz

Si e priti hyrjen e saj në “Big Brother”? Bashkëshorti i Palomës: E ka një limit edhe xhelozia (FOTO LAJM)

Sot, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë bashkëshorti i gazetares së njohur Paloma. Këngëtari i njohur me emrin e tij të artit Alandy ka treguar me humor se tashmë që Paloma është pjesë e “Big Brother Vip” atij i ka mbetur e gjithë koha e duhur për të bërë të gjitha punët.

I pyetur në lidhje me pjesën nëse po pret që të eleminohet Paloma dhe të lirohet fluksi i punëve, Alandi u shpreh se:

Të lidhura

None found

“Jo. I kam thënë që në fillim shko se je për këtë format, sepse është aktive, energjike dhe ka batuta. I thashë thjesht që është karakteri dhe i duhet këtij formati. Nuk e di nëse do pëlqehet nga njerëzit dhe do votohet por shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi, pse jo.”

Si do e presë ai natën e sotme dhe a është i emocionuar për faktin që bashkëshortja e tij është në nominim?

“Kam emocione normal, sepse dua ta shoh mirë dhe kur e doni dikë doni vetëm më të mirën për të. Tani është në dorën e popullit, une s’kam asnjë mesazh, asnjë propagandë për të bërë. Nuk është se nuk e përballoj dot, është pak e vështirë por nuk dua t’ja prish qejfin dhe dëshirat, sepse kur e do dikë do ta shohësh mirë. I kam thënë që në fillim që për çdo gjë më ke gati dhe unë do të mbështës gjithmonë.”

Paloma dhe Alandi, së bashku janë prindër të vajzës 6-vjeçare të quajtur Luna, por në lidhje me pjesën se si po e përjeton vogëlushja largimin nga shtëpia të nënës së saj, Alandi ka treguar se:

“Më pyet vazhdimisht sepse normal është nëna e saj, unë mundohem ta shmang dhe të mos ta shoh Big Brother-in në shtëpi. Është në moshën që do mamin e saj por e kemi menaxhuar, ja kemi dalë. Deri tani jemi shokë të mirë, luajmë bashkë, bëjmë detyrat bashkë, mësoj dhe unë shqipen më mirë.”

 

Por a ka ndonjë moment që Paloma mund ta ketë bërë xheloz Alandin? Ja se si përgjigjet ai:

“Jo. Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shmë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar siç duhet situatat por i ka rënë shkurt dhe njerëzit janë keqkuptuar.”

Alandi e përmbylli intervistën e tij duke thënë se:

“Pa sakrifica në jetë nuk fiton asgjë. Unë e kam nisur nga zero këtu dhe jam shumë krenar për veten dhe nuk kam asnjë pendesë për asgjë.”

Gjithashtu, muzikanti paralajmëroi se do shihemi së shpejti në një projekt të ri solo dhe nuk do të na zhgënjejë.

të fundit

Nëna e tre fëmijëve kërkon ndihmë: Nuk përballojmë dot qumështin dhe ilaçet për vajzën 10-muajshe

Një nënë me tre fëmijë të mitur në fshatin Katund i Ri, në Njësinë Administrative Bradashesh të Elbasanit, po përballet…

3 minutes ago

KPK hap konkurs për avancimin e katër prokurorëve në Prokurorinë Speciale, ndonëse u kërkuan shtatë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të shpallë konkurs për avancimin e katër prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës…

5 minutes ago

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Deputetët i dhanë dritën e gjelbër ratifikimit të tri marrëveshjeve të Kosovës…

5 minutes ago

FOTO/ Ernest Muçi fenomen! I detyron turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, reagon edhe Trabzonspori

Ernest Muçi shënoi një supergol për të zhbllokuar sfidën Shqipëri-Finlandë. Ishte minuta e 35-të, kur fenomeni i Kombëtares shqiptare e…

11 minutes ago

Heavy rain causes flooding in Theth, with Fushë-Theth worst affected

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime uji në zonën e Thethit, ku banorët po përballen me probleme që…

14 minutes ago

Transfer from Durrës to Fier: Veliaj files abuse-of-office complaint against prisons director general Sadleva Bodo

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, lidhur me…

15 minutes ago