showbiz

Si do e menaxhojë famën Gjesti pas BBV? Menaxherja e artistëve: Një showman i vërtetë, por po nxitohet

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë se sa mund ta menaxhojnë famën dhe popullaritetin ish-banorët e BBV4…

Si të duket që po e menaxhon famën Gjesti? Si e kanë menaxhuar fitues të edicioneve të kaluara?

Të lidhura

None found

Për Gjestin unë e kam shprehur në daljet e mia publike që kam folur për “Big Brother” sivjet, Gjesti për mua, pavarësisht lojës së tij që shumë njerëz kanë qenë ose jo dakord me të, është një showman i vërtetë. Është një produkt shumë ndryshe nga sa është parë më përpara në “Big Brother”.

Mënyra se si ai trajtonte çdo gjë në atë shtëpi, duke filluar që nga kamerat, personazhet e tjerë që ishin brenda, ishte vërtet që ai donte të bënte një show të vërtetë, përderisa kishte ardhur me atë mendim që do ta fitonte dhe e fitoi.

Fama që vjen nga “Big Brother”, mendoj që shumë personazhe ndihen të vënë në ‘spotlight’ menjëherë, pavarësisht se mund të kenë pasur famë më përpara dhe mendoj – sipas punës që kam bërë deri më sot dhe me personazhe jashtë – që është pak jo e mirëmenaxhuar.

Po të marrim rastin e Gjestit, me sa mora vesh, shumë shpejt ka koncertin e tij të parë, shfaqjen e parë publike, që unë nëse do të isha menaxherja e Gjestit, do i kisha sugjeruar që të merrte pak kohë për veten e tij, të mblidhte mendimet në kokë dhe pastaj të rishfaqej sërish në publik.

Tags: famagjesti

të fundit

Miliona banorë në rrezik”/ OKB paralajmëron: Shkrirja e akullnajave rrit kërcënimin për Himalajet

Rajoni i Himalajeve përballet me një rrezik serioz nga përmbytjet e shkaktuara nga liqenet akullnajore, paralajmëroi një zyrtare e lartë…

40 seconds ago

Video/ Shpërthim pranë një komisariati në Kolumbi, një viktimë dhe 11 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi pranë një stacioni policie në verilindje…

1 minute ago

Ferit Hoxha diskuton me Allison Hooker për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në NATO

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Nënsekretaren e Shtetit të SHBA-së për Çështjet…

13 minutes ago

Rriten tensionet në Ceuta, raportohen 23 sulme seksuale ndaj emigrantëve, 9 prej viktimave fëmijë

Prokurorët spanjollë kanë raportuar një rritje të rasteve të sulmeve seksuale në Ceuta pas fluksit masiv të emigrantëve nga Maroku…

19 minutes ago

Faton Ademi zyrtarizon transferimin te Greuther Fürth, kontratë deri në vitin 2029

Mesfushori i Kosovës U21, Faton Ademi, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar te…

19 minutes ago

Kurti: Shpresoj që marrëveshja me LDK-në për presidentin të ecë mirë

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, për marrëveshjen e arritur dje me LDK-në për çështjen e presidentit tha se shpreson që…

20 minutes ago