showbiz

Shtyhet “Big Brother VIP”, zbulohet data ku është programuar nata finale

Reality Show “Big Brother Vip Albania” ka hyrë në një fazë të nxehtë të lojës. Teksa gongu drejt fundit po afron, “Vëllai i Madh” ka marrë një vendim të ri.

Më 1 janar, që do të jetë edhe nata “prime” e radhës, banorët do të vendosen përballë një zgjedhjeje të vështirë. Atyre do t’u komunikohet se “Big Brother” do të shtyhet deri më datë 18 shkurt.

Por a do të pranojnë banorët këtë vendim të “Vëllait të Madh”? Kjo është pyetja që është postuar në rrjetin zyrtar të emisionit në rrjete sociale.

Nuk dihet nëse ky vendim është marrë përfundimisht, ose është një rreng që po i bëhet banorëve. Ndërkohë data 1 janar ka rezervuar surpriza për publikun. Fillimisht, banorët do të zhvillojnë një koncert, ku do të shpalosin vlerat e tyre më të mira artistike.

Më pas, një moment i rëndësishëm është shpallja e konkurrentit më të preferuar të publikut. Në të shumtën e rasteve ky vlerësim është ndarë mes Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt, po këtë herë kush do të jetë më i preferuari? Për këtë e shumë të tjera, do të zbulohen më 1 janar, duke nisur në orën 20:00.

“Big Brother Vip” për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri.

Me datë 1 Janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje.

A do pranojnë ata të vazhdojnë garën deri më datë 18 Shkurt, kur “Vëllai i Madh” ka vendosur të shtyjë finalen?

 

 

Cilat do të jenë surprizat madhështore për ta? A i mbështesin familjarët në zgjedhjen e rrugëtimit të tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë fuqie do të ketë?”shkruhet në postimin e emisionit në rrjete sociale.

të fundit

Pas viktimave në Kiev, Ukraina hakmerret me një goditje ndaj infrastrukturës ruse

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…

9 minutes ago

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët, 60% studentëve kanë zgjedhur të aplikojnë në shtet

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…

27 minutes ago

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë

Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…

53 minutes ago

Kokrra e fasules i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, fëmija nga Korça dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…

1 hour ago

Vrasja e 61-vjeçarit në Shkodër, zbulohet shkaku i konfliktit mes viktimës dhe autorit

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Abat të njësisë administrative Shalë, mbrëmjen e sotme, ku një 61-vjeçar u vra me…

2 hours ago

EMRI/ “Kris” arma në Shkodër, vritet 61-vjeçari, autori në arrati

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur fshatin Abat në zonën Shalës në Shkodër. Sipas raportimeve, viktimë ka mbetur 61-vjeçari…

2 hours ago