Dojna Mema aktualisht po shijon pushimet dhe nuk ka nisur ende një emision në televizion. Moderatorja është mjaft aktive në rrjete sociale, ku ndan me ndjekësit pothuajse çdo gjë nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Mema publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shihet duke pozuar me disa çanta. Në disa momente, ajo mbulon barkun me çantë dhe kjo ka ngritur dyshimet se moderatorja është shtatzënë për herë të parë.
None found
“Je shtatzënë?”, e pyeti një ndjekëse.
Por Dojna, së cilës nuk i shpëtojnë komentet, vendosi që të përgjigjet publikisht duke hedhur poshtë thashethemet. Ajo shkroi “Po, me një pite me djathë’, shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.
Dojna dhe partneri i saj, Vlashent Sata, kanë më shumë se tre vite bashkë, por vetëm para disa muajsh dyshja e bëri publike lidhjen. Mema ka treguar se është e vështirë të mbash një marrëdhënie në distancë, por jo e pamundur. Kjo sepse, Vlashenti udhëton shpesh drejt Parisit në Francë, pasi është pedagog në një universitet atje.
Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka shkarkuar gjeneral-lejtnant Brett Sylvia, drejtuesin e planifikimit dhe strategjisë në Shtabin e Përbashkët…
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një tjetër seancë plenare, pas tensioneve dhe përplasjeve të forta që shoqëruan…
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e…
Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo përherë të tjerët do t’ju…
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një tjetër seancë plenare, pas tensioneve dhe përplasjeve të forta që shoqëruan…