Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike që nga momenti që ka bërë publike lidhjen me Mark Frrokun. Ata të dy celebruan dashurinë e tyre në fillim të këtij viti, por ende nuk kanë bërë një dasmë.
Rudina është mjaft aktive në rrjete sociale dhe diskuton shpesh me ndjekësit e saj gjithçka nga përditshmëria. Ditën e sotme ajo ka postuar disa video në Instastory, në të cilat shprehet se kohët e fundit qan për gjithçka.
“Qurravitesha për çdo lajm që dëgjoja, të mirë apo të keq”, thotë aktorja, që tregon disa raste të ditëve të fundit.
Por kjo deklaratë i ka bërë ndjekësit e saj të dyshojnë se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël. Për këtë arsye ajo është detyruar t’i sqarojë të gjithë dhe t’ju shuajë dyshimet.
“Nuk jam shtatzënë. Jo, jo, jo. Jam me dietë”, shprehet ajo, duke treguar barkun e saj të sheshtë.
Ndërkohë, kujtojmë se Rudina Dembacaj është nënë e një vajze të quajtur Viktoria. Vogëlushja erdhi në jetë nga martesa e saj me Aleksandrin, me të cilin u divorcua pak kohë më parë. Më herët ajo është shprehur se do të bëjë një fëmijë tjetër, në momentin që do të ndihet gati për ta bërë Viktorian me një motër ose vëlla.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për t’u afruar më…
Policia e Cërrikut ka arrestuar 55-vjeçarin Kastriot Omeri, pasi ndaj tij është bërë denoncim për dhunë në familje. U raportua…
Sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës,…
Kontrata më e pasur në historinë e Premier League i lejon Manchester Cityt të ngjitet në renditjen e klubeve me…
Afera e inceneratorëve duket se nuk mbaron asnjëherë. Ashtu sikurse kostot financiare që ajo prodhon për qytetarët shqiptarë. Qeveria shqiptare…
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka treguar sot këndvështrimin e tij për valën e shembjeve të ndërtimeve pa leje në…