showbiz

Shqiptari bëhet i famshëm në Suedi, ofron kafe falas për të moshuarit: Do të vazhdoj sa të jenë gjallë

Naim Murseli është shqiptari që jeton që prej moshës 2-vjeçare në Suedi. Ai ka hapur në qendër të qytetit të Uddevalla një lokal. Por së fundmi, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, përmes një gjesti tepër human. Murseli ka vendosur një orar në ditë, kur jep kafe falas për të moshuarit.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar se tani është shumë i famshëm në Suedi, ndonëse këtë gjest të bukur e quan thjesht simbolik.

“Në fakt rastësisht ka qëlluar në muajin e shenjtë të Ramazanit, por kjo nismë do të vazhdojë derisa të moshuarit të jenë gjallë. Në atë orë është shtuar numri i klientëve, është përhapur shumë këtu. Është një gjest nga ana ime simbolik, i jam mirënjohës suedezëve. Sepse mos harroni që edhe në Suedi ka persona që jetojnë jo në gjendje të mirë ekonomike.

Unë me familjen time, kemi ardhur në 1992 dhe që nga viti 1995 jetojmë në këtë qytet. Këtu një kafe kushton 3 euro e 40 cent. Kjo gjë që bëj më kushton maksimumi 100 euro në ditë”, u shpreh Murseli.

të fundit

Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek “5 Maji”/ PD: Policia nuk ndërhyn pasi pronarët paguajnë nën dorë

Përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar indiferencën e policisë së shtetit ndaj ndërtimeve pa leje që po…

11 minutes ago

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja në Maliq, 14-vjeçari u godit me pasi tentoi të vetëmbrohej me karrige

Pasditen e 14 gushtit, një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Pirg në Maliq, ku një konflikt ka agravuar në…

47 minutes ago

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, zbulohet arsyeja

Prokuroria e Korcës, ka shtyrë me tre muaj hetimer për Denis Meçen, i cili akuzohet për dhunimin deri në vdekje…

1 hour ago

Britma, koreografi në “Anfield” në kujtim të Diogo Jotës, Salah shpërthen në lot (FOTO+VIDEO)

Mbrëmë e djeshme, një atmosferë e veçantë dhe unike, mbretëroi në Anfield në ndeshjen Liverpul-Bërnmuth. Ndeshja hapëse e sezonit 2025-26…

1 hour ago

Ndezi zjarr në tokën e tij dhe rrezikoi banesat e fshatit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një 65 vjeçar, i cili akuzohet se i kishte vënë zjarrin tokës së tij, por…

1 hour ago

Diogo Jota më ndihmoi nga lart që të shënoja gol/ Kieza sulmon hapur Juventusin: Më penalizoi, arrita te Liverpuli në rrethana të vështira

Sulmuesi Federiko Kieza, shënoi për Liverpulin 6 minuta pasi u aktivizua në lojë, në ndeshjen hapëse për sezonin 2025-26 të…

2 hours ago