showbiz

Shpat Deda: Më janë dashur 10 vite pas vdekjes së saj për të shkruar një këngë

Veç faktit që është një djalë mjaft i talentuar, Shpat Deda është një këngëtar me shpirt krijues e profil tërësisht unik. Origjinal në çdo krijim muzikor, por jo më pak i tillë edhe në raportet ndërpersonale. Mbrëmjen e sotme, në një mbrëmje speciale në “A Live Night”, Shpati ka treguar edhe një lidhje shumë shpirtërore me të afërmit.

Mes emocioneve, ai rrëfeu edhe vlerësimin që ka për gjyshërit, sidomos për gjyshen e tij, e cila nuk jeton më.

Aq të vështirë e ka pasur largimin e saj nga jeta, sa iu deshën dhjetë vjet për të krijuar një këngë për të, që ta nderojë prezencën e saj.

“Gjyshja ka qenë shumë e rëndësishme jo vetëm për mua, por për krejt fëmijët. Gjatë komunizmit ajo nuk ka mundur të vijë as të shohë fëmijët e vet fare. Kur janë hapur kufijtë, menjëherë ka ndodh takimi. Gjyshja ka jetuar këtu deri në 28-ën, pastaj është martu me gjyshin, pastaj ka ardhur në Prishtinë ku ka jetuar deri në fund të jetës.

Gjyshi im ka qenë i pari që ka përkthyer veprat e Sami Frashërit. Gjyshja ime nuk arriti të më shihte mua të famshëm. Mendoj se do të ishte shumë krenare për mua. Me gjyshen kam kaluar shumë kohë, më ka mësuar shumë. Kam ndenjur afër 10 vite që kur ka vdekur gjyshja, që të bëja një këngë që e nderon prezencën e saj.”- tha Shpat Deda.

të fundit

Qëlloi me armë gjahu 22 kuaj në Parkun e Llogarasë/ Policia identifikon autorin, nisin hetimet

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është rregjistruar në zonën e Llogarasë, ku një tufë me kuaj dhe mushka…

9 minutes ago

Rrethimi nga Policia/ Reagon “Panorama Group”: Ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare, kemi kontratë qiraje deri në vitin 2033

Pas bllokimit dhe ndërprerjes së aktivitetit mediatik, ka reaguar  shoqëria “Panorama Group” sh.a.        Në reagim thuhet se…

30 minutes ago

Intervista/ Genard Hajdini rrëfen si u dhunua: Më goditi disa herë për… (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, është dhunuar së…

1 hour ago

Vrau fqinjin pasi e ngatërroi me derrin në arën me misra, arrestohet 53-vjeçari në Berat (EMRAT)

Policia e Beratit, ka arrestuar 53-vjeçarin Dhimitër Kuqi, i cili mbrëmjen e djeshme vrau aksidentalisht me armë gjahu fqinjin e…

2 hours ago

Aksident i rëndë në Zvërnec/ Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

Këtë të shtunë, një aksident rrugor është regjistruar në aksin që të çon drejt fshatit Zvernec, ku janë përfshirë tre…

2 hours ago

Sali Berisha reagon ashpër pas ndërprerjes së sinjalit të News24: Sulm ndaj lirisë së medias!

Këtë të shtunë, përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i…

2 hours ago