Categories: showbiz

Shokohet rrjeti: Murati i lidhur jashtë “Përputhen” dhe së shpejti baba për herë të parë (FOTO LAJM)

Javën e kaluar, Murati u deklarua vetëm për Olën në “Për’puthen”, duke treguar se ka një pëlqim shumë të fortë ndaj saj. Gjatë takimit të tyre në plazh, teksa përkëdheleshin dhe prekeshin me njëri-tjetrin, Murati bëri këtë deklaratë të fortë, që Olën e emocioni shumë.

Më pas në emision ai tha se ndihet shumë mirë me Olën dhe se flasin shumë bashkë, madje edhe pas programit. Ola nga ana e saj, nuk u deklarua për Muratin, sepse tha se dëshiron të njohë edhe një djalë tjetër.

Teksa të gjithë mendojnë se Ola dhe Murati mund të jetë një çift në të ardhmen, Ola ka hedhur dy ditë më  parë dyshime të forta për tradhti. Ajo solli në studio një foto, e cila e ka bërë të dyshojë se Murati mund të ketë nisur njohjen me një vajzë tjetër jashtë programit. Vajza në fjalë kishte bërë tek thonjtë e saj inicialet e biznesit të ri të Muratit (inicialet e emrit të saj dhe të Muratit), ndaj kjo e kishte bërë Olën të dyshonte tek djali nga Turqia. Ajo tha se Murati nuk i ka përmendur kurrë emrin e ndonjë vajze që mund të jetë e përfshirë në biznesin e tij, ndaj kjo foto e ka bërë të aludojë.

I vendosur në vështirësi dhe teksa dridhej, Murati tregoi se vajza që ka bërë thonjtë është ortakja e tij, ndaj ka vendosur inicialet e biznesit të ri dhe se mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Megjithatë Ola nuk u qetësua nga fjalët e Muratit dhe tha se do të shkojë në biznesin e tij për ta vërtetuar këtë gjë.

Mirëpo, Murati jo vetëm që është i lidhur me vajzën që e quajti kolege dhe ndajnë një biznes, por gjithashtu presin një fëmijë së bashku. Ende nuk dihet saktësisht se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është vajza në fjalë, shkruan IconStyle.

të fundit

Horoskopi 2 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij…

4 hours ago

Moti i keq, Autoriteti Portual Vlorë ndalon lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit

Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit…

4 hours ago

Venezuela liron 87 të burgosur politikë për shkak të natës së Vitit të Ri

87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo…

4 hours ago

U betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, Zohran Mamdani: T’i tregojmë botës se e majta mund të qeverisë

Demokrati Zohran Mamdani, i cili u betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, premtoi se do t'i jepte shembull…

5 hours ago

Dua Lipa shfaqet në stadiumin e Arsenalit, por cilën skuadër mbështet këngëtarja e famshme?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes…

5 hours ago

Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se…

5 hours ago