Gjatë ditës së djeshme, nëpër media rozë e rrjete sociale është shpërndarë një pjesë nga sherri i reperit, Rigels Rajku i njohur si “Noizy”, me ish-anëtarin e grupit TBA, Klevio Ahmetaj i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano” apo “Hudra”.
Dyshja kishte reaguar mbrëmë përmes rrjetit social “Instagram”, ku kishin thënë disa fjalë për rastin, teksa Cllevio kishte dhënë versionin e tij të ngjarjes.
Ndërsa, sot ishte Noizy ai që shkroi disa rreshta për ndodhin e ndjeshme. Kujtojmë, që edhe Noizy reagoi para pak minutash duke shkruar: “Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral.
Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, shkroi Noizy.
Pas këtyre fjalëve erdhi reagimi i Cllevios, i cili shkroi se Noizy e kishte lënë atë më pasoja, e që më pas publikoi video ku shihej me lot në sy.
Ndërsa, i menjëhershëm ishte edhe përgjigja e Noizyt, ku tha se shokët e kishin prerë në besë Cllevion që sipas tij kishin ardhur për video.
“Ju siguroj që vetëm nuk ka qen.. Por 4 makina plot me cuna… Qe vetëm 2 veta i dolën zot. Në besë e kanë pre shokët e vet që kishin ardh me bo video gjith me telefona ndor”, shkroi fillimisht.
Madje, Noizy pati edhe disa fjalë pasi Cllevio i kërkoj falje.
“E kemi pa sa her ka kerku falje dhe mbas 30 minutash prap tu sha. I kemi pa të gjitha… kto lajkat sua ble kush”, përfundoi ai.
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…
Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…
Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…
Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…