showbiz

Shkeli rregullat akoma pa u futur në shtëpi, ja arsyeja e vërtetë pse Rike Roçi u dënua duke qëndruar mbi vinç gjatë natës së parë të BBV

Të shtunën që lamë pas filloi spektakli i Big Brother Vip në Shqipëri. Një ndër gjërat që bënë shumë përshtypje ishte hyrja e Rike Roçit, vajzës së konsideruar si tifozja më seksi e Kombëtares Shqiptare. Rike u la duke pritur më shumë se tri orë në temperatura afër zeros, përpara se të bënte hyrjen e saj zyrtare në shtëpi, duke qenë e 16-ta në radhë nga banorët që u pranuan brenda.

Por arsyeja me sa duket nuk ka qenë vetëm për show. Burime për Living tregojnë se Rike Roçi u la të priste gjatë mbi vinç si një dënim nga vëllai i madh pasi ditën që ishte futur për t’u karantinuar në hotel, kishte dorëzuar vetëm njërin celular dhe kishte mbajtur një tjetër me vete. Ajo madje u pa duke komentuar në një live të ish banorit të Big Brother, Anaid Kaloti.

Kjo gjë nuk lejohet dhe modelja me sa duket ka shkelur rregullat ende pa hyrë në shtëpi, ndaj dhe përgjigjja e Ledionit kur ajo tha se do t’i hidhte në gjyq ishte ironizuese.

të fundit

Miri i del kundër Selin: Unë nuk lë as gruan, e as fëmijën dhe jam prapë këtu ku jam…

Në ditën e 40-të të qëndrimit brenda në shtëpi, Miri u kujtua që secili ka hyrë për veten e tij…

26 minutes ago

Masivi i dheut në Librazhd-Qafë Thanë i lë qytetarët të bllokuar: Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën

Qytetarët po presin prej orësh në aksin Librazhd-Qafë Thanë, për shkak se rruga u bllokua nga rrëshqitja e një masivi…

34 minutes ago

Muaji shkurt do të jetë magjik për këto shenja të horoskopit

Ky muaj sjell qartësi dhe përmirësime në dashuri, zhvillime pozitive në punë dhe ndjesinë se gjërat më në fund po…

60 minutes ago

Homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi/ Përlotet djali i tij Redoni: Më duket si një ëndërr, sa herë kthehej nga Amerika e shihja më të plakur…

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë…

2 hours ago

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Fadromat hedhin dherat dhe gurët në ujërat e lumit (VIDEO)

Ditën e sotme,  aksi Librazhd-Prrenjas, u bllokua pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Pas…

2 hours ago

Në pritje të shortit të Nations League, Kombëtarja në vazon e parë të Ligës C, por kompeticoni ka një risi…

Në 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e…

2 hours ago