Categories: showbiz

Shkak një tjetër, zbulohet arsyeja pse Jennifer Lopez i dha duart Alex Rodriguez (FOTO LAJM)

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 4 vitesh. Disa burime kanë konfirmuar për “E!News” se çifti i famshëm i Hollywood-it i kanë dhënë fund marrëdhënies,teksa të gjithë prisnin që ata të martoheshin.

Gjatë muajit janar në media u bë publik një skandal, sipas së cilit Alex kishte tradhtar Jennifer me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show. Në epidosin e fundit të show-t, LeCroy u akuzua nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball, e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez. Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.

Megjithëse LeCroy i hodhi poshtë thashehthemet, duket se ky skandal është bërë shkak për ndarjen e papritur të Alex dhe Jennifer.

“Skandali i Madison LeCroy ishte arsyeja pse ata u ndanë përfundimisht. Në fakt ata kishin probleme, por Jennifer ndihej shumë keq prej këtyre thashethemeve”, kanë thënë burime për “Page Six”.

Ndërkoh Lopez pranoi pak kohë më parë se ajo dhe Alex kanë ndjekur një terapi gjatë kohës së karantinës për të shpëtuar lidhjen e tyre.

“Ka shkuar shuhmë mirë. Ne punaum me veten tonë. Ne bëmë terapi. Mendoj se ishte një ndihmë e madhe për marrëdhënien tonë”, tha ajo për Allure.

Por çfarë do të ndodhë me pasurinë dhe kompanitë e përbashkëta të dyshes?

Një burim ka treguar për “Page Six” se një ushtri avokatësh dhe menaxherë biznesi janë angazhuar për ndajen e ndërmarrjevë të përbashkëta të Alex dhe Jennifer.

“Ka pasur takime të shumta në A.Rod Corp në ditët e fundit për mënyrën e ndarjes së pasurive të tyre. Jennifer dhe Alex ishin të përfshirë në në shumë projekte biznesi së bashku dhe marrëveshje të pasurive të patundshme. Ata nuk ishin ende të martuar kështu që do të jetë më pak e komplikuar. Të dy ata janë të pasur dhe në mënyrë të barabartë kanë vendosur paratë e tyre në ndërmarrjet e përbashkëta”, ka thënë burimi.

të fundit

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës uron Veliajn për ditëlindje, publikon foton e 10 viteve më parë: Shtriju tek dera deri sa të mbarosh punë, të kam në mendje si çdo ditë dhe…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, feston sot ditëlindjen e tij të 46-ë. Por ndryshe nga vitet e tjerë,…

12 minutes ago

EMRAT/ Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

Në kuadër të operacionit të koduar “Members”, policia e Tiranës, ka goditur një grup kriminal, që shiste armë zjarri, ku…

27 minutes ago

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

Një 24-vjeçar shqiptar, është kapur në Serbi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë, i riu shqiptar ka dhunuar…

43 minutes ago

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut! Si u shndërrua 4 A-M nga hiçi në një nga kontraktorët më të mëdhenj të shtetit? Zanafilla e suksesit fillon me Albcontrol

Prokuroria e Posaçme, është duke verifikuar disa transferta parsh të kryera nga kompania 4 A-M jashtë Shqipërisë. Prokurët e SPAK,…

1 hour ago

Vrau kolegun në Tiranë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për ish-policin, Ludjan Zaimi duke mos pranuar rekursin…

1 hour ago

Buxheti 2026/ Socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkesë SPAK-ut: Lejoni kryetarin Veliaj të marrë pjesë në mbledhje fizikisht, e drejtë e tij ligjore

Socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i kërkojnë zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të…

2 hours ago