showbiz

Shkak një femër tjetër? Zbulohet e vërteta e ndarjes mes Kleas dhe Elgitit! Ç’po ndodh me çiftin

Një ndër çiftet më të njohura për publikun shqiptar, duket se është vënë në qendër të vëmendjes, shkak janë bërë zërat për një ndarje mes tyre.

Lajmi, që shpejt nisi të përflitej, fliste për një raport të ri mes Elgit Dodës dhe një vajze tjetër, duke lënë të kuptohet se tanimë lidhja me Klean kishte përfunduar.

Të lidhura

None found

Prej kohësh çifti nuk është parë në ambiente të përbashkëta, as në rrjetet sociale dhe as në postime, duke shtuar bindjen se mes tyre në fakt gjërat nuk po ecnin dhe aq mirë. Por ajo që dukej si një ndarje e vështirë, në fakt nuk është e tillë.

Këngëtarja Klea Huta, duket se u ka dhënë fund zërave për ndarjen nga bashkëshorti i saj, këngëtari Elgit Doda.

Klea ka postuar së fundmi një seri fotosh në rrjete sociale që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ku dallohen unazat e saj.

Vihet re se ajo ka ende në dorë unazën me diamant që Elgiti i propozoi asaj për martesë në ditëlindjen e djalit të tyre. Unaza është tipike fejese me një gur të bardhë.

Klea nuk ka dhënë asnjë reagim të drejtpërdrejtë, por fakti që ajo mban ende unazat ka mjaftuar për të ndezur diskutimet se ata janë ende bashkë.

Pavarësisht se lajmet për fundin e marrëdhënies së tyre qarkullojnë prej javësh, dyshja nuk kanë reaguar për të mohuar apo pohuar lajmet, duke vendosur që të heshtin.

Çifti, prindër të një djali, celebruan dashurinë në martesë në qershor 2023, por duket se kohët e fundit kanë ngritur dyshimet për një ndarje mes tyre.

Aktorja dhe kantautori i njohur kanë fshirë fotot së bashku në rrjetet sociale, përfshirë edhe ato të dasmës, ndërsa ende ndiqen me njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”.

të fundit

Sot protesta e 28-të kombëtare për largimin e Kryeministrit/ Diaspora i bashkohet tubimit: Rama jep dorëheqjen

Sot në orën 19:00 do të mbahet protesta e 28-të kombëtare për largimin e Edi Ramës nga pushteti, ndërsa organizatorët…

7 minutes ago

Tërmet 6.1 ballë në lindje të Afganistanit, lëkundjet shtrihen deri në Pakistan

Një lëkundje sizmike me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter ka goditur pjesën lindore të Afganistanit, rreth 450 kilometra në verilindje…

15 minutes ago

Ministri i Brendshëm, Lamallari: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmruar se mund të ketë persona të tjerë që mund të shpallen “Non Grata”…

16 minutes ago

Sistemi “Qyteti i Sigurt” ka sjellë rënie prej 40 për qind të viktimave në trafik

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se vetëm pesë muaj pas vendosjes në funksion të sistemit “Qyteti i…

19 minutes ago

Florent Hasani rrëfen në “Arena e Yjeve” udhëtimin e tij nga suksesi në Kosovë te përvojat ndërkombëtare

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Florent Hasani. Në një…

20 minutes ago

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, Burjani thekson respektimin e rendit kushtetues në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka finalizuar procesin e numërimit dhe ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më…

21 minutes ago