Këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj, gjatë intervistës në “S’e luan topi”, ka ndarë një prej rrëfimeve më të ndjeshme të jetës së saj ku foli hapur për largimin nga jeta të vëllait të saj, Henri Haxhiraj.
Teksa emisioni preku temën e mbështetjes së Henrit në karrierën e saj muzikore, Sheila nuk i përmbajti dot lotët. Thjesht përmendja e emrit të tij mjaftoi për ta prekur thellë.
None found
“Gjithmonë më ka përkrahur në mënyrën e tij”, u shpreh ajo.
“Më mungon çdo ditë. Mbeta pa gjysmën time, fizikisht… por e di që ai është drita dhe energjia që më mban sot këtu”.
Artistja tregoi se dhimbja është ende shumë e freskët dhe se pranimi i humbjes ka qenë i jashtëzakonisht i vështirë.
Gjithashtu, këngëtarja ndaloi edhe te vështirësitë shpirtërore që mund ta vendosin një njeri në situata të pakontrollueshme.
“Ndonjëherë jeta të çon në rrugë që gabon… Ka gjëra që janë më të forta se vetja dhe nuk i kemi në dorë”, tha ajo, duke shtuar se familja e saj ende kërkon përgjigje për çfarë e shtyu Henrin në një moment aq të errët.
E pyetur nëse familja kishte vërejtur ndryshime në sjelljen e tij para se të ndodhte ngjarja tragjike, Sheila ishte e prerë:
“Henri nuk ka treguar kurrë shenja shqetësimi. Nuk ka dashur asnjëherë të na rëndonte me problemet e tij”.
Sheila rrëfeu edhe çastin më të dhimbshëm: momentin kur e gjeti vëllanë pas aktit fatal.
“Kam qenë në shtëpi dhe nuk arrita ta shpëtoja… Ai moment është pengu im më i madh. Pse nuk i kushtova më shumë vëmendje? Pse nuk isha unë në vend të tij? Pse Zoti e sfidoi pikërisht atë, fëmijën më të butë”?
Ajo tha se këto pyetje e shoqërojnë vazhdimisht, edhe pse përgjigje nuk ka. Këngëtarja mohoi kategorikisht lajmet e mediave që pretenduan se Henri vuante nga depresioni.
“Henri nuk ka pasur depresion. Ajo që ka ndodhur ka qenë një moment i papritur axhitimi. Gjithçka tjetër që është thënë ka qenë abuzim mediatik”, deklaroi ajo.
Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes…
Abissnet SuperioreKampionati “Abissnet Superiore” ka mbyllur 10 javët e para të sezonit 2026–2027, me Egnatian që kryeson e vetme renditjen…
Mbrojtësi i Atletico Madridit, Marcos Llorente, gjeti kohë për t'i shprehur mbështetjen e tij familjes së Jesus de Miguel pas…
Aksionet e kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale pësuan rënie gjatë tregtimit gjatë natës, pas fitoreve të konsiderueshme të demokratëve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar mbështetësit e tij për mundësinë e një procedure të re shkarkimi nga detyra, nëse…
Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në qytetin Oberhausen të Gjermanisë, ku shpërthimi i një…