Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar ndarjen. Këngëtarja kolumbiane konfirmoi se nuk është më me futbollistin 35 vjeçar pas një lidhjeje 11 vjeçare. Dyshja, lidhja e të cilëve filloi në vitin 2010, kanë së bashku dy djem, Milanin dhe Sashën.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”, thuhet në deklaratën e publikuar nga agjensia e komunikimit të Shakirës.
Ky lajm vjen pasi mbrojtësi i Barcelonës përflitet se ka tradhtuar këngëtaren me famë botërore. Ditën e sotme, qarkulloi lajmi se këngëtarja është shtruar në spital pas një krize ankthi. Sipas revistës “Hola!”, ngjarja ka ndodhur më 28 maj, por ka qenë vetë këngëtarja që ka sqaruar se çfarë ka ndodhur.
“Po marr shumë mesazhe që jam parë në një ambulancë në Barcelonë kohët e fundit. Thjesht doja t’ju bëja me dije se ato foto janë të fundjavës së kaluar, kur babai im për fat të keq pësoi një problem dhe e shoqërova me një ambulancë për në spital, ku po shërohet tani.”, shkruan ajo.
Futbollisti i kombëtares Mirlind Daku, përveç suksesit në fushën e blertë, një tjetër gol ka shënuar dhe në jetën private.…
Kryedemokrati Sali Berisha, nga podiumi i tubimit festiv në Kavajë për 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike, u…
Teksa na ndajnë vetëm tri ditë nga protesta e paralajmëruar e opozitës të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD,…
Ka përfunduar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca për konfirmimin e masave të sigurisë ndaj…
Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, ka rrëfyer së fundmi për eksperiencat e tij…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Air Transat kanë kënaqësinë të njoftojnë hapjen e linjës së parë direkte pa ndalesë…