Një sfidë për të fituar imunitet gjatë nominimeve, ka ndarë banorët e “Big Brother VIP”, në tre grupe.
Të përzgjedhur nga publiku si më të preferuarit e javës, Ilnisa Agolli, Juljan Deda dhe Romeo Veshaj, krijuan grupet e tyre me nga 8 banorë, për të qëndruar të lidhur me njëri-tjetrin.
Grupi që reziston më shumë do të jetë imun dhe nuk mund të votohet nga banorët për të dalë në nominim javën që vjen.
Gara për grupin më të mirë ka nisur, por edhe përpjekje për sabotim të kundërshtarëve po ashtu. Ka qenë grupi i Ilnisës, i përbërë nga vetë ajo, Meriton Mjekiqi, Sara Gjordeni, Meri Shehu, Graciano Tagani, Albi Nako, Erjola Doçi dhe Ervin Gonxhi, ata të cilët kanë mbyllur derën e shtëpisë dhe kanë lënë jashtë grupin e Romeo Veshajt.
Grupi i këtij të fundit përbehet nga vetë ai, Rike Roçi, Heidi Baçi, Elvis Myrtaj, Roza Lati, Egla Ceno, Vesa Smolica dhe Arta Kabashi.
Pjesë nga biseda:
(Romeo tenton të hapë derën)
Meri: Mos e shqyej derën
Banorët: Dëmtimi i objekteve o Romeo. Ai shtiret bën si i mërzitur
Meri: Mbyllni sytë
Graciano: Bëni sikur po flini, mos i flisni.
Sara: Lërini jashtë në të ftohtë, banjo nuk kanë. Mos i shihni
Këtë të shtunë, Gjykata e Apelit, ka vendosur sot në 24 janar të lërë në fuqi masat e sigurisë për…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka kërkuar ‘Arrest në burg’ për tre shtetasit…
Prej dy ditësh, mjegulla ka mbuluar aksin rrugor Korçë–Pogradec, duke kufizuar ndjeshëm dukshmërinë dhe vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Sipas raportimeve,…
Tre punonjës të Policisë Orikum, janë arrestuar pas akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe shefi i stacionit…
Nën masa të rrepta sigurie, pasditen e kësaj fundjave do të nisë operacioni për transferimin e 90 të dënuarve me…
Tirana është tronditur para ndeshjes së sotme kundër Flamurtarit. Klubi bardheblu, njofton përmes një postimi në rrjetet sociale, se një…