showbiz

“S’është romantik, por…”- A e ka marrë propozimin për martesë? Sarah Berisha tregon planet për bashkëjetesë me Dj PM

Blogerja e njohur Sarah Berisha, së fundmi ka dhënë një intevistë ku ka folur për marrëdhënien e saj me Dj PM me të cilin krijoi një romancë dashurie në edicionin e parë të BBV1.

Ajo ka rrëfyer se edhe pse kanë disa kohë krah njëri-tjetrit ata akoma nuk e kanë filluar bashkëjetesën, kjo për shkak të angazhimeve të tyre të shumta.

Të lidhura

None found

Teksa u pyet nga moderatorët se ku e sheh të ardhmen, në Tiranë apo Prishtinë, Sarah u përgjigj:

“Ky është një hap që mund të vijë shumë shpejt, por ende nuk kemi vendosur për vendndodhjen. Jemi duke e menduar të dyja opsionet,” tha ajo.

Megjithatë Sarah shtoi se mundësitë janë më të mëdha që të jetojë në Prishtinë edhe pse do t’i pëlqente shumë Tirana.

“Më duket se do përfundoj në Prishtinë, po çfarë rëndësie ka kjo se fundja Kosova 3 orë larg është,” u përgjigj ish-banorja e Big Brother Vip.

Ndër të tjera blogerja shtoi se partneri i saj nuk është romantik si natyrë por theksoi se “ndonjëherë bën diçka që më befason.”

“Pata një shpresë kur shkuam për pushime në Itali. Mendova se ndoshta aty mund të ndodhte diçka më e veçantë, por jo. PM nuk hyn te personat romantikë, por ndonjëherë bën diçka që më befason,” tregoi ajo duke nënkuptuar se kishte pritur propozimin për martesë.

Gjatë intervistës një deklaratë emocionuese erdhi dhe nga PM i cili në një lidhje telefonike u shpreh se e do shumë Sarën.

“Sarah e di shumë mirë sa shumë e dua dhe sa i rëndësishëm është ky hap për ne,” tha ai, duke konfirmuar dhe planet që çifti kanë për të ardhmen.

Tags: pmsarah

të fundit

Kurti: Investimet kapitale në buxhetin e vitit 2027 do të kalojnë 1 miliard euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se projektligji për buxhetin e vitit 2027 do të miratohet të…

10 minutes ago

Kurti: Barazia gjinore duhet të reflektohet në politikat dhe vendimet tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar përgjegjësi disiplinore dhe penale për të gjithë zyrtarët institucionalë që kanë neglizhuar detyrat…

10 minutes ago

Klubet shqiptare mund të fitojnë mijëra euro dhe një rrugë më të lehtë drejt Europës nga ndryshimet e UEFA-s

UEFA dhe SuperiorjaNë bazë të rishikimit të vendeve për ekipet pjesëmarrëse në kompeticionet e UEFA-s, klubet shqiptare mund të përfitojnë…

12 minutes ago

U shtanga plotësisht”, Harry Kane tregon si e përjetoi triumfin në Topin e Artë

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka rrëfyer ndjenjat e ankthit që kishte përpara se të fitonte Topin e Artë…

13 minutes ago

Opposition joins student protest as demonstrators march from the Prime Minister’s Office toward the Ministry of Education (VIDEO)

Opozita i është bashkuar protestës së studentëve, të cilët janë mbledhur përpara ministrisë së Arsimit. Partia Demokratike nisi protestën e…

14 minutes ago

Students and citizens protest at the Ministry of Education; chants ring out: “Rama in prison, Belinda in prison” (VIDEO)

Mijëra studentë e qytetarë janë bërë bashkë në protestë te Ministria e Arsimit. Thirrjet “Rama në burg”, “Belinda në burg”,…

14 minutes ago