Vera nuk mund të ikte pa “Serenatën” e Rozana Radit dhe Stines që qëndron si qershia mbi tortë pas shumë bashkëpunimeve që kemi dëgjuar këtë sezon. Dyshja publikoi mbrëmjen e djeshme projektin e tyre dhe na bënë të kuptojmë se të tilla këngë na kanë munguar jo vetëm këtë verë, por prej kohësh. Teksti është shkruar nga Rozana kurse Gramoz Kozeli ka bërë muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge në bashkëpunim me Klajv Kajno. Videoklipi i këngës “Serenata” është xhiruar me regji të Andeta Radit.
“Serenata” vjen si një fllad i lehtë me melodinë që ndërthuret aq këndshëm me tekstin, siç vetëm Rozana di. Për hir të së vërtetës me pauzën e saj nga muzika na kanë munguar këngët e saj për ndarjen, dashurinë, dhimbjen, ku të gjithë e gjejmë veten. “Mbaje makinën se do marr një aeroplan/ Fjalët e tua nuk i pi as me shampanjë/ Nada asgjë s’ka ndodhur nada/ Jo nuk më duhet jo sot një serenatë/ Me një kitarë ti jo s’mund të kesh kaq fat/ Edhe një got le ta pimë ne pa mendu/ E kur t’më puthësh,puthem pa pushu”- thuhet në tekstin e kësaj kënge.
None found
Tejet i veçantë është edhe videoklipo i cili i ngjan një filmi. Me shumë ngjyra, në harmoni e skena që i përshtaten më së miri fabulës së këngës…. pa lënë pas paraqitjen e veçantë të dy artistëve. Serenatat konsiderohen si himme nostalgjike të dashurisë e kështu duket të jetë edhe kjo këngë. Rozana dhe Stine na treguan se serenatat nuk dalin kurrë nga moda. Nëse s’na besoni dëgjojeni vetë:
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, më 6 tetor 2026, ka dërguar ftesë zyrtare për përfaqësuesit e studentëve dhe dekanët e…
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, nënshkruan Udhëzuesin për Monitorimin e Zbatimit të Planit Individual të…
Dogana në pikën kufitare në Tabanoc, kufiri me Serbinë ka sekuestruar drogë të llojit marihuanë, amfetaminë dhe vaj kanabisi të…
Alen VukajPasi i shënoi 2 gola Como-s në Primavera me Inter U20 (kampionati në Itali për të rinj), sulmuesi shqiptar,…
Dy gazetarë kanë mbetur të lënduar gjatë raportimit të protestës së sotme e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje…
Pas protestës së studentëve, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu shprehu në Facebook dënimin e saj për dhunën, goditjet ndaj institucioneve dhe Policisë…