Categories: showbiz

Serantatat nuk dalin nga moda, Rozana Radi dhe Stine e vërtetojnë me këngën e re (VIDEO)

Vera nuk mund të ikte pa “Serenatën” e Rozana Radit dhe Stines që qëndron si qershia mbi tortë pas shumë bashkëpunimeve që kemi dëgjuar këtë sezon. Dyshja publikoi mbrëmjen e djeshme projektin e tyre dhe na bënë të kuptojmë se të tilla këngë na kanë munguar jo vetëm këtë verë, por prej kohësh. Teksti është shkruar nga Rozana kurse Gramoz Kozeli ka bërë muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge në bashkëpunim me Klajv Kajno. Videoklipi i këngës “Serenata” është xhiruar me regji të Andeta Radit.

“Serenata” vjen si një fllad i lehtë me melodinë që ndërthuret aq këndshëm me tekstin, siç vetëm Rozana di. Për hir të së vërtetës me pauzën e saj nga muzika na kanë munguar këngët e saj për ndarjen, dashurinë, dhimbjen, ku të gjithë e gjejmë veten. “Mbaje makinën se do marr një aeroplan/ Fjalët e tua nuk i pi as me shampanjë/ Nada asgjë s’ka ndodhur nada/ Jo nuk më duhet jo sot një serenatë/ Me një kitarë ti jo s’mund të kesh kaq fat/ Edhe një got le ta pimë ne pa mendu/ E kur t’më puthësh,puthem pa pushu”- thuhet në tekstin e kësaj kënge.

Tejet i veçantë është edhe videoklipo i cili i ngjan një filmi. Me shumë ngjyra, në harmoni e skena që i përshtaten më së miri fabulës së këngës…. pa lënë pas paraqitjen e veçantë të dy artistëve. Serenatat konsiderohen si himme nostalgjike të dashurisë e kështu duket të jetë edhe kjo këngë. Rozana dhe Stine na treguan se serenatat nuk dalin kurrë nga moda. Nëse s’na besoni dëgjojeni vetë:

të fundit

Enca Haxhia mahnit me një paraqitje elegante në rozë, ndryshe nga herët e tjera

­Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me një paraqitje të veçantë dhe…

21 minutes ago

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Shkodër

Paraditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen e një turisti të huaj, ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë…

26 minutes ago

Besimtarët Bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures/ Zhvillohet ceremonia, Baba Mondi: Lutemi që njerëzimi të gjejë paqe dhe të marrin fund konfliktet

Këtë të martë 8 korrik 2025, në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, është zhvilluar ceremonia e festës së “Ditës së Ashures”.…

30 minutes ago

Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

Pak më parë, Ervin Salianji, ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, ku pritet të nisë seanca për shqyrtimin e kërkesës…

44 minutes ago

Aksident pranë “Policisë së Tiranës”, përplasen katër automjete

Pak më parë, një aksident ka ndodhur në zonën pranë Policisë së Tiranës. Gazetari Igli Çelmeta, raporton se katër automjete…

52 minutes ago

Temperatura mbi 40°C, mbyllet Akropoli në Athinë

Akropoli i Athinës, një nga atraksionet më të vizituara turistike në Greqi, do të mbyllet për publikun gjatë orëve më…

1 hour ago