showbiz

Sëmundja e rëndë i mori nënën, Eno Popi rrëfen i prekur pengun që i ka mbetur: Shijojini prindërit sa i keni

Eno Popi, si kurrë më parë rrëfeu në “Dancing With the Stars” një ngjarje tejet emocionale.

Moderatori ndau një moment para ndarjes nga jeta të nënës së tij, një moment që i ka mbetur peng.

Të lidhura

None found

“Ka qenë maji i 2014-ës, një telefonatë nga im atë, na tregon se mamaja ishte diagnostikuar me tumor në pankreas. Është të të lëvizi toka në këmbë. Në javët e fundit mua më është dashur që të mbaj dy portrete, një buzëqeshje shprese dhe dëshire për ta vazhduar jetën dhe kur dilja nga dyert e spitalit, një trishtim i pamatë.

Më është dashur të luftoj pikërisht me këtë gjë, për të treguar që do ia dalim ia hidhnim, do bëhet më mirë, edhe pse e dinim që s’do bëhej.

Vazhdimisht e mendoj pse nuk bëmë ne një udhëtim të fundit, kishte shumë qejf të udhëtonte. I thash okay do të marr unë me makinë, një mundësi për të ndenjur vetëm dhe për të folur.

Data 28-29 nëntor mjekët e kanë pushim, dhe më thanë përpiqu që ta bëni kimioterapinë më herët. Shpresova fort që të bëhej mirë dhe ta mbanim planin tonë të udhëtimit. Rënia ishte e dukshme, krevati i u bë vendi që nuk u çua asnjëherë, ku pastaj zoti e mori pas vetes dhe ai udhëtim i parealizuar, ndonjëherë them me vetëm, pse…

E dinim si do shkonim gjërat por do kishim një moment së bashku, do kishim një kujtim… gjë që unë e humba”, rrëfeu Eno.

Në studion e DTWS, të pranishëm, juria dhe Bora u emocionuan, ku kjo e fundit e komplimentoi për guximin që e tregoi këtë histori.

“Besoj që na shohin shumë, dhe në situatën që kam kaluar janë duke e kaluar edhe të tjerë, duke u përpjekur me vështirësi të luftojnë me jetën të gjithë duan ti shohin njerëzit e tyre sa më gjatë, dua ti them një gjë: shijojeni prindërit sa i keni, dhe gëzojuni familjes”, tha Eno.

të fundit

Mesazhi i së bijës së Eli Farës në Instagram: “Mbaje kokën lart, mbretëreshë”, pas publikimit të videove intime me Adi Hilën

Marina Fara ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me një mesazh mbështetës, për nënën e saj Eli Fara.…

44 seconds ago

Rrahja e dy të rinjve në Saraj, BDI kërkon nga MPB publikimin e raportit të plotë policor

BDI kërkon nga MPB të publikojë raportin e plotë policor lidhur me ndërhyrjen e 7 tetorit, gjatë së cilës dy…

5 minutes ago

Elvana Gjata shtatzënë? Zbulohet emri që po përflitet si babai i fëmijës

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, së fundmi, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë,…

5 minutes ago

Dëshmia e recepsionistes në rigjykimin ndaj Endrit Nikës: “E pamundur të bjerë nga krevati, ishte shumë larg dritares

Erza Limani, ish-recepcioniste e hotelit “Sonoma”, ka rrëfyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë momentet pas rënies së Maria Clarës nga…

9 minutes ago

Naim Murseli contests life sentence at appeal on October 29, Liridona Ademaj’s family has also filed its appeal

Më 29 tetor në Apel shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, ankesë paraqiti edhe familja e Liridona Ademajt Më 29 tetor,…

10 minutes ago

Special Prosecution files war crimes indictment against former police commander in Zveçan

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Gj. për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë…

10 minutes ago