Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të! Ka qenë vetë Selvija ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar dy bileta avioni, të sajën dhe birit të vogël, Roelit.
E “thyer” që në këtë rrugëtim të tyre mungon Shpati, Selvije shkruan: “Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”.
Ajo është dashur të kthehet në Itali, aty ku së bashku me këngëtarin kishin vendosur që të jetonin për shkak të vizitave dhe kujdesit mjekësor që i duhet djalit të tyre, Roelit.
Por, fatkeqësisht planet e tyre për të qëndruar dhe luftuar të tre u shkatërruan mbrëmjen e 26 nëntorit kur zemra e Shpatit i tradhtoi.
Këngëtari mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas në dhimbje të thellë Selvijen, birin e tyre, dhe të gjithë familjarët, miqtë dhe fansat të cilët derdhën lot për humbjen e tij.
Një apartamet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Granice të Gjirokastrës. Zjarri ka rënë në katin e…
Mbrëmja e sotme në shtëpinë e Big Brother pritet të jetë e mbushur me përplasje dhe emocione të forta. Produksioni…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se data 22 dhjetor është data e protestës së përgjithshme kombëtare. Gjatë…
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ekspert për Ballkanin Perëndimor, tha pas dëshmisë së tij në Kongresin…
Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se opozita ka nisur betejën e saj përfundimtare, të cilën e…