showbiz

Selvija zbulon pyetjen që Shpati a bëri për “Big Brother Vip”

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, por u shndërrua në një kujtesë të dhimbshme për një vend që mbeti bosh.

Gjatë Prime-t të parë, publiku u përball me një homazh prekës për këngëtarin e njohur Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta tragjikisht më 26 nëntor, vetëm pak javë para se të bëhej banor i shtëpisë më të famshme në vend.

Ajo që duhej të ishte nisja e një aventure të re televizive për Shpatin, u kthye në një plagë të hapur për bashkëshorten e tij, Selvije Jao.

Përmes një reagimi rrëqethës, Selvia ndau me publikun për herë të parë bisedën e fundit që kishin bërë rreth hyrjes së tij në “Big Brother” një bisedë që sot tingëllon si një paralajmërim i hidhur.

Ajo rrëfen se shqetësimi kryesor i Shpatit nuk ishte loja apo fama, por familja.

“Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti: ‘Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big’”? shkruan ajo.

Në atë moment, përgjigjja e saj ishte plot mbështetje dhe optimizëm:

“Patjetër… do të të kem 24/7 para syve”.

Por Selvia pranon se atëherë e kishte menduar mungesën si diçka të thjeshtë, fizike, brenda ekranit, pa e ditur se data 26 nëntor do ta kthente këtë bisedë në kujtimin më të dhimbshëm të jetës së saj.

Homazhi i zhvilluar në Top Channel, rihapi plagën e faktit se “të gjitha ato plane, strategji dhe ëndrra” për lojën televizive përfunduan në një mungesë të përjetshme.

Selvia rrëfen se, pavarësisht dhimbjes, kishte ende një fije shprese të pavetëdijshme:

“Unë prita deri në këto momente. Prita që të hysh në Big, sikur gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë”.

Dhimbja bëhet edhe më e madhe kur mendon për djalin e tyre të vogël, Roelin. Selvia shprehet se zemra i copëtohet çdo ditë, pasi e kërkon Shpatin kudo dhe nuk e gjen askund.

“Roeli rritet pa dorën tënde, dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk mësohet kurrë të shuhet”, shkruan ajo, duke e mbyllur mesazhin me fjalët:

“Më mungon më shumë sesa fjalët mund ta mbajnë”.

 

të fundit

Korreshi denoncoi situatën alarmante, reagon Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Lushnjës vijon të ofrojë shërbime në kushte të sigurta, pamjet e publikuara…

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka reaguar pas disa pamjeve të publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi,…

7 minutes ago

“Filloni me parakalimin gjeneral”, parada e Forcës së Sigurisë dhe Policisë Kosovës në 18-vjetorin e Pavarësisë

Sot në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, parakaluan trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Qytetarë…

20 minutes ago

Gjendja alarmante në spitalin e Lushnjes, Korreshi denoncon me pamje: Te dera e morgut shkruhet “mos parko”… (VIDEO)

Deputeti i PD Saimir Korreshi, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga gjendja alarmante në Spitalin e Lushnjes. Duke iu…

25 minutes ago

E rëndë në Angli, vritet i riu shqiptar (EMRI)

Një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Lorik Abazi, është goditur me thikë për vdekje, në jug të Londrës. Sipas BBC,…

43 minutes ago

Nisma e PS për ndryshimet ligjore, Berisha: Tejkalim flagrant i Kushtetutës, s’mund të jepet mbrojtje tjetër me ligj

Në konferencën e sotme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehet se kryeministri Edi Rama, duhet të japë…

45 minutes ago

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

Gjatë mbrëmjes së kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, vëmendja e publikut është përqendruar te banorët Mateo dhe…

60 minutes ago