showbiz

Selena Gomez nxjerr në shitje vilën luksoze në Kaliforni, pas kapitullit të ri me Benny Blanco

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez duket se po mbyll një tjetër kapitull të jetës së saj, pasi ka vendosur të nxjerrë në shitje vilën e saj luksoze në Encino, Kaliforni, vetëm pak muaj pasi nisi një fazë të re me producentin muzikor Benny Blanco.

Sipas raportimeve, artistja ka vendosur pronën në treg për 6.49 milionë dollarë, ndërsa rezidencën e kishte blerë në vitin 2020 për rreth 4.89 milionë dollarë, shumë kohë përpara se historia e saj e dashurisë me Benny Blanco të bëhej publike.

Të lidhura

None found

Vendimi për shitjen e vilës vjen pasi çifti bleu një rezidencë shumë më të madhe dhe luksoze në Beverly Hills, me vlerë rreth 35 milionë dollarë, ku tashmë po shijojnë jetën e tyre të re.

Prona në Encino konsiderohet një nga vilat më luksoze në zonë. Ajo shtrihet në rreth 11,500 metra katrorë, duke ofruar gjashtë dhoma gjumi dhe tetë tualete, ndërsa ka një histori të veçantë, pasi më parë i përkiste legjendës së muzikës Tom Petty, i cili e ndërtoi shtëpinë në vitin 1989 dhe jetoi aty deri në vitin 2017.

Përpara se Selena Gomez ta blinte, vila iu nënshtrua një rinovimi total dhe sot përshkruhet si një “kompleks privat për yje”, me ambiente luksoze dhe komoditete ekskluzive.

Brenda saj ndodhen një palestër private, dhomë masazhi, kinema personale, bodrum vere, studio muzikore dhe madje një “vocal booth”, që besohet se ishte pjesë e studios origjinale të Tom Petty-t.

Një nga hapësirat më tërheqëse është kuzhina elegante me sipërfaqe mermeri, ishull qendror dhe dizajn klasik, ndërsa jashtë vilës gjenden një pishinë gjigante, spa, bar, kabana private dhe një ujëvarë dekorative që derdhet drejt pishinës.

Edhe pse shtëpia tashmë është zbrazur nga sendet personale të artistes, disa detaje të stilit të Selena-s duket se ende mbeten aty. Në fotot e publikuara nga agjencitë imobiliare, në ekranin e kinemasë private shfaqet madje një video e këngëtares gjatë një performance.

Ndërkohë, Selena Gomez dhe Benny Blanco po shijojnë jetën në rezidencën e tyre të re në Beverly Hills, të cilën e blenë në fund të vitit 2024. Prona luksoze përfshin shtatë dhoma gjumi, 12 banja dhe dy shtëpi të veçanta për mysafirë, duke konfirmuar një tjetër hap të madh në jetën e çiftit.

të fundit

Kërçeli kërkon sqarime për investimet në asetet e KEDS-it: Kush i financon milionat?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e regjistrimit të aseteve të KEDS-it, të financuara…

5 seconds ago

Ismajli do të mungojë deri në janar, Torino do ta ketë sërish vitin e ardhshëm

Mbrojtësi Ardian Ismajli e ka mbyllur vitin 2026 para kohe për shkak të lëndimeve që i pësoi në ndeshjen e…

1 minute ago

Rama kritika inspektorëve dhe Policisë: Jo më gjoba në copa letre, regjistër kombëtar për masat administrative, kamera aktive në trup!

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, deklaroi se tashmë procesi i vendosjes së gjobave…

5 minutes ago

Prezantohet sistemi unik “e-Gjoba”/ Dashnor Sula: Çdo gjobë do të jetë e gjurmueshme deri në ekzekutimin e saj, qytetari duhet të dijë për cfarë është gjobitur

Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.…

11 minutes ago

Ahmeti calls on Shasivari to enforce the law: Bar exam should also be offered in Albanian

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i është drejtuar me letër të hapur ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, në lidhje me…

21 minutes ago

North Macedonia leads the region in the Media Diversity Index

Maqedonia e Veriut u rendit e para midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Indeksin e ri të Diversitetit të…

22 minutes ago